• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Burg kush i shet cigare të miturve’ Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vetë

10/06/2024
in Politikë
‘Burg kush i shet cigare të miturve’ Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vetë

Projektligj i propozuar nga deputetët Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, që synon të disiplinojë tregtinë e produkteve të duhanit, si blerja apo shitja, qofshin ato elektronike, apo shisha e nargjile kaloi pa debate në komisionin e çështjeve Evropiane. Duke kërkuar që miratimi në kuvend të bëhet sa më parë dhe pa konsultime të mëtejshme, Braçe tha se ligi aktual anti-duhan lë për të dëshiruar, dhe të parët që nuk e zbatojnë janë vetë ligjvënësit.

“Që nga këto ambiente që jemi, po të vish në mëngjes mund të gjesh në çdo cep të kësaj godine bishta cigareje. Patjetër se jemi më të mirë se çdo ekspert shëndeti publik që demonstron duhan dhe që pi duhan. Të gjitha agjencitë ligj zbatuese të shtetit të merren me këtë gjë, pa pyetur i kujt është lokali, institucioni, restoranti”, tha socialisti Braçe.

Deputetja Gjonaj prezantoi ndryshimet në ligj, të cilat i konsiderojnë si thelbësore.

“E para ka të bëjë me ndalimin e shitjes dhe tregtimit tek të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeç nga çdo lloj subjekti tregtar. Kjo iniciativë sjell ndalimin e shitjes me ofertë. Kemi përcaktuar vendosjen e tabelave të dukshme të ndalimit të cigareve elektronike për çdo fëmijë të moshës nën 18 vjeç”, tregoi socialistja Gjonaj.

Nga opozita për ndryshimet ligjore nuk pati asnjë kundërshtim, por u kërkua zbatim rigoroz i tij me miratimin në kuvend.

“Është një ligj shumë i mirë, por unë shpresoj që deri në fund interesa të mëdha mos ta pengojnë këtë ligj dhe mos të lejojmë qeverinë që ta pengojnë dhe të thonë do ta sjellim ne nesër”, u shpreh kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku.

“Duhet t’i imponohemi ekzekutivit, institucioneve që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet që ne votojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, tha deputetja e PL, Erisa Xhixho.

Në ndryshimet e propozuara nga dy socialistët, Gjonaj e Braçe, kërkohet ndalimi i reklamimit apo sponsorizim në çdo formë për produktet e duhanit me qëllim vështirësimin e aksesit nga personat nën 18 vjeç. Në projektligjin e nxjerrë për konsultim publik rreth dy muaj më parë, propozohen edhe gjoba deri në 500 mijë lekë apo dënim deri në 8 vite burg për të gjithë ata persona që jua shesin këto produkte të miturve./m.j

Më të lexuarat

  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!