AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Urdhri për policët e inkriminuar: Vetëdeklaroni kontaktet me krimin e organizuar

by SHT Media
09/06/2024
in Kronikë
6
0
Urdhri për policët e inkriminuar: Vetëdeklaroni kontaktet me krimin e organizuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vetëdeklarimit për përdorimin e aplikacionit SKY ECC, punonjësit e policisë së shtetit do të plotësojnë edhe një formular tjetër në lidhje me kontaktet me krimin e organizuar.

Euronews Albania mëson se deri më 2 korrik, rreth 12 mijë efektivë të uniformave blu pritet të plotësojnë formularin mbi verifikimin e integritetit. Kush gënjen, hiqet nga puna.

Përfshirja gjithnjë e më shumë e punonjësve të policisë së shtetit në veprimtari kriminale apo bashkëpunimi i tyre me krimin e organizuar që po faktohet nga hetimet e SPAK, ka bërë që efektivët t’i nënshtrohen plotësimit të detyrueshëm të një formulari mbi verifikimin e integritetit.

Euronews Albania ka siguruar urdhrin e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku ku theksohet se deri më 30 qershor të gjithë punonjësit e strukturave në nivel qendror, vendor apo atyre të veçanta duhet të kenë plotësuar formularin ndërsa më datë 2 korrik, duhet të jenë dorëzuar në aparatin qendror të uniformave blu.

Rreth 12 mijë efektivët e policisë, krahas pyetjeve nëse kanë qenë të dënuar, hetuar, ndaluar apo shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore shqiptare apo të huaja, duhet të përgjigjen edhe nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme, komunikime elektronike apo takime dhe nëse kanë shkëmbyer para e favore me persona të përfshirë në krim të organizuar.

Gjithashtu, në listën e 8 pyetjeve ata duhet të përgjigjen edhe nëse kanë shkelur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe nëse kanë kryer aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit që administrojnë këto informacione.

Kush plotëson të dhëna të pasakta apo të pavërteta, pranon me vetëpërgjegjësi ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me policinë e shtetit, thuhet në urdhrin për plotësimin e formularit mbi verifikimin e integritetit.

Kjo nismë vjen në një moment kur nga dosjet e SPAK dhe fraksionet e operacionit “Metamorfoza”, kanë dalë të implikuar efektivë të policisë së shtetit edhe në nivele të larta drejtuese.

Pak kohë më parë punonjësit e policisë plotësuan edhe formularin për përdorimin e aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENKRO CHAT, ku asnjë nuk pranoi se kishte qenë pjesë e rrjeteve të komunikimit sekrete që u zbërthyen nga autoritetet franceze belge dhe holandeze në bashkëpunim me Europol.

Pyetjet në formularin e vetëdeklarimit “Mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave në Policinë e Shtetit”:

1) A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja ?

2) A keni kryer shkelje sigurie, a keni shkelur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, a keni tentuar dhe keni arritur të kryeni aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar ?

3) A keni në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja, për vepra penale ?

4) A keni qenë i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja, për vepra penale ?

5) A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale ?

6) A është lëshuar ndaj jush urdhër kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale ?

7) A keni pasur kontakte të papërshtatshme, komunikime elektronike, ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krim të organizuar?

8) A keni pranuar apo shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me persona të përfshirë në krim të organizuar ?

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’
  • “Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.