• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria sekuestron llogari bankare me vlerë 10 mln euro

30/05/2024
in Kronikë
Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria sekuestron llogari bankare me vlerë 10 mln euro

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë personave dhe 3 subjekteve financiare të përfshirë në skemën mashtruese të mikrokredive.

Sipas prokurorisë ka dyshime se këto para janë të qytetarëve të ndryshëm, të cilëve iu sekuestrua pasuria në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara nga subjektet financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Nga aktet e administruara, thotë prokuroria, rezultoi se këto persona dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

“Ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare për shtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha. Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pjesë e skemës së mashtrimit me mikrokreditë ranë pre 103 mijë shqiptarë, që po përballen me skemë të re piramidale nga disa subjekte financiare dhe përmbarues të palicensuara, të cilat akuzohen tashmë nga drejtësia për mashtrim me mikrokreditë.

Këtë skemë subjektet e palicensuara e kanë zbatuar në mënyrë të hapur për vite me radhë. Sipas Prokurorisë këto shoqëri morën nga një bankë e nivelit të dytë 3.999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro. Duke e përdorur atë nëpërmjet një skemë shtrënguese të kredimarrjes arritën të bllokojnë rreth 510 milionë euro pasuri të qytetarëve.

Masat e sigurisë

“Arrest në burg” për Aldo Daka – administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS

“Arrest në burg” për Albert Gega – administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS

“Arrest në burg” për Edmond Mato – administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS

“Arrest në shtëpi” për Kejda Seferi – përmbaruese gjyqësore

“Arrest në shtëpi” për Elda Ibro – administratore e Micro Credit Albania

“Arrest në shtëpi’ për Jorsida Dervishi – përmbaruese gjyqësore

“Arrest në burg” për Arben Meskuti – përmbarues gjyqësor

“Arrest me burg” për Alban Kote – përmbarues gjyqësore

“Arrest në shtëpi” për Alketa Tanushi – përmbaruese gjyqësore

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!