• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

07/01/2026
in Botë
Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Venezuela do të dorëzojë deri në 50 milionë fuçi naftë të cilësisë së lartë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, tek SHBA-të pas largimit të presidentit Nicolás Maduro nga pushteti.

Trump deklaroi në një postim në rrjetin social Truth Social se kjo naftë do të shitet me çmimin e tregut dhe të ardhurat do të kontrollohen prej tij, për t’u përdorur në dobi të popullit venezuelian dhe amerikan.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Autoritetet e Përkohshme në Venezuelë do të dorëzojnë midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të cilësisë së lartë, të sanksionuar, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo naftë do të shitet me çmimin e saj të tregut, dhe ato para do të kontrollohen nga unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të siguruar që të përdoren për të përfituar populli i Venezuelës dhe i Shteteve të Bashkuara!”, shkroi ai.

Trump shtoi se i ka kërkuar Sekretarit të Energjisë, Chris Wright, ta zbatojë këtë plan “menjëherë”. Nafta  sipas tij, do të transportohet me anije magazinuese dhe do të dërgohet drejtpërdrejt në portet e shkarkimit në Shtetet e Bashkuara.

Ky zhvillim vjen pas betimit të Delcy Rodríguez si presidente e përkohshme e Venezuelës, ndërsa Maduro është transferuar në SHBA për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe armësh.

Trump ka shtuar se industria amerikane e naftës do të rikthehet në Venezuelë brenda 18 muajve, duke pritur investime të mëdha në vend. Megjithatë, siç shkruan BBC në një artikull, analistët paralajmërojnë se rikthimi i prodhimit të dikurshëm të Venezuelës mund të kërkojë dhjetëra miliarda dollarë dhe deri një dekadë kohë.

Ndërkohë, përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane të naftës pritet të takohen këtë javë me administratën Trump për të diskutuar mundësitë e investimeve. Ekspertët mbeten skeptikë se këto plane do të kenë ndikim të menjëhershëm në furnizimin global dhe çmimin e naftës, duke theksuar se kompanitë kërkojnë garanci për stabilitet politik përpara se të angazhohen në projekte afatgjata.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!