• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tragjedia në Hollywood/ Vrasja e regjisorit dhe gruas së tij, arrestohet djali i tyre 32-vjeçar, dyshohet si autor i masakrës me thikë

15/12/2025
in Botë
Tragjedia në Hollywood/ Vrasja e regjisorit dhe gruas së tij, arrestohet djali i tyre 32-vjeçar, dyshohet si autor i masakrës me thikë

Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur Rob Reiner dhe Michele Reiner, ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për vrasjen e prindërve të tij. 

Sipas Qendrës së Informacionit për të Burgosurit të Departamentit të Sherifit të Los Angeles (LASD), 32-vjeçari është akuzuar për një krim të rëndë penal. 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Hollywood-in, pasi legjenda e kinemasë amerikane Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre luksoze në Los Anxhelos. 

Sipas autoriteteve amerikane, të dy viktimat dyshohet se janë goditur për vdekje me thikë, ndërsa hetimet po përqendrohen te djali i tyre, Nick Reiner, 32 vjeç, i cili pasi u mor në pyetje nga policia u dërgua në paraburgim. 

Sipas burimeve policore, Reiner, 78 vjeç, regjisor i nominuar për çmimin Oscar, dhe Michele Singer Reiner, 68 vjeç, u gjetën me plagë fatale të shkaktuara nga goditje të shumta me mjet prerës brenda rezidencës së tyre në Brentwood, një nga zonat më ekskluzive të Kalifornisë. Banesa, e vlerësuar rreth 13.5 milionë dollarë, nuk paraqiste shenja thyerjeje apo hyrjeje me forcë. 

Trupat u zbuluan nga vajza e tyre, Romy Reiner, e cila banon përballë prindërve dhe kishte shkuar t’i vizitonte. Ajo kishte publikuar vetëm pak ditë më parë fotografi me të atin gjatë pushimeve, shoqëruar me një mesazh emocional për familjen. 

Nick Reiner ka folur publikisht në të kaluarën për problemet e tij me varësinë nga droga. Në një intervistë të vitit 2016, ai pranoi se kishte hyrë për herë të parë në rehabilitim në moshën 15-vjeçare dhe se varësia e kishte çuar edhe në situata të vështira jetese, përfshirë periudha pa strehë. Prej vitesh ai është mbajtur larg vëmendjes publike. 

Zëvendësshefi i Policisë së Los Anxhelosit, Alan Hamilton, deklaroi se hetimet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe se disa anëtarë të familjes po intervistohen për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Kapiteni i LAPD-së, Mike Bland, e ka cilësuar çështjen si një “homicid të dukshëm”, duke konfirmuar përfshirjen e Njësisë së Krimeve të Rënda. 

Vdekja e Rob Reiner shënon humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të industrisë së filmit amerikan. Ai u bë i njohur fillimisht si aktor në serialin legjendar “All in the Family”, përpara se të ndërtonte një karrierë të jashtëzakonshme si regjisor me filma ikonikë si This Is Spinal Tap, The Princess Bride, When Harry Met Sally dhe A Few Good Men. Ai ishte gjithashtu bashkëthemelues i Castle Rock Entertainment, kompania që qëndron pas sukseseve si Seinfeld dhe The Shawshank Redemption. 

Michele Singer Reiner ishte producente dhe fotografe e njohur, e famshme edhe për fotografinë e Donald Trump që u përdor në kopertinën e librit Trump: The Art of the Deal. Çifti ishte i martuar që prej vitit 1989 dhe kishte tre fëmijë. 

Në një deklaratë zyrtare, një përfaqësues i familjes tha: 

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo humbje e papritur. Kërkojmë privatësi në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë.” 

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur jo vetëm familjen Reiner, por edhe mbarë botën e kinemasë. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!