• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Zelensky kërkon unitet pas “misionit për paqe” të Orbanit

18/07/2024
in Botë
Zelensky kërkon unitet pas “misionit për paqe” të Orbanit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë pushtimin e nisur nga Rusia.

Zelensky mori pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë samit, Kosova u përfaqësua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zhvilloi takime të ndara me liderë evropianë, përfshirë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Osmani tha pas samitit se Serbia, së bashku me Rusinë, po tentojnë të destabilizojnë Kosovën dhe tërë rajonin.

Me të arritur në samit, Zelensky menjëherë u kërkoi të pranishmëve që të “mbajnë unitetin në Evropë sepse gjithmonë uniteti çon në marrjen e vendimeve të fuqishme”.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë pasi Orban – që po ashtu mori pjesë në samit – ndërmori atë që ai e cilësoi si “mision të paqes”, kur ai vizitoi Moskën, Kievin, Pekinin dhe më pas Floridën, ku u takua me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Këto vizita zemëruan shumicën e liderëve evropianë, të cilët ia distancuar nga vizitat e Orbanit, teksa lideri hungarez e ka pranuar se ai nuk ka autoritet që të veprojë në emër të shteteve të tjera të Bashkimit Evropian, edhe pse Hungaria aktualisht udhëheqë presidencën e bllokut.

“Nëse dikush në Evropë tenton të zgjidhë çështjet prapa krahëve të të tjerëve apo në kurriz të të tjerëve, nëse dikush dëshiron të bëjë vizita në kryeqytetin e luftës apo të flasë, ndoshta duke u premtuar diçka që është kundër interesave tona të përbashkëta apo në kurriz të Ukrainës apo shteteve të tjera, pse ne duhet ta marrim parasysh një person të tillë”, tha Zelensky gjatë samitit më 18 korrik.

“BE-ja dhe NATO-ja mund të adresojnë interesat e tyre pa këtë person”, shtoi ai.

Trump ka sugjeruar se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, ai do të zgjidhë konfliktin Rusi-Ukrainë brenda një dite. Ai nuk ka treguar se si do të mund ta arrinte një gjë të tillë, por shumë liderë evropianë kanë shprehur frikën se ish-presidenti amerikan do të mund të pajtohej me Putinin për një plan të paqes pa u konsultuar me Kievin, shkruan REL.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ndihma perëndimore për Ukrainën duhet të jetë një përpjekje e përbashkët mes Amerikës Veriore dhe Evropës.

Në samit, Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të lejojnë shtetin e tij që të përdorë armët perëndimore për të kryer sulme thellë brenda territorit rus, veçmas në bazat ajrore.

Kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer, në një konferencë për media pas përfundimit të samitit, tha se “ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme”.

Ai e përshkroi samitin si “shumë të suksesshëm dhe produktiv”, ku liderët, sipas tij, u zotuan për të qëndruar së bashku me Ukrainën.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!