• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

01/07/2026
in Kryesore, Politikë
“Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, ndonëse e konsideroi pozitive përfshirjen e grave dhe të rinjve në strukturat drejtuese të PD-së, theksoi se ky nuk duhet të shitet si rinovim.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shehi vuri në dukje pushtetin e Berishës brenda selisë blu, dhe faktin që nuk respektohet kontributi dhe karriera politike në garë.

Po ashtu Shehi theksoi se protestuesit kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës që bëri Rama dhe Berisha në 2008-ën, dhe zhbërjen e ligjit Zgjedhor, kërkesa që nuk i artikulon kryedemokrati.

“Kanë zgjedhur disa të rinj, disa goca, gra, mirë kanë bërë për mua. Jo se do bëjnë ndonjë gjë, atje është Berisha dhe janë 100 vende bosh. Shpresa është që duke qenë të rinj, inshallah s’kanë edhe ngarkesa në kurriz, me shpresë që do t’i japin një vrull, do hapin politikën brenda partisë. Të kenë mundësi t’i thonë kryetarit: Ndalo se kjo s’duhet bërë kështu. Por s’duhet të krijojmë idenë e rreme se do ndryshojë politika se janë zgjedhur disa të rinj. Atje është po Berisha vetë. Disa principe prapë s’janë respektuar. Ai thotë kemi dy gra për kryetare këshilli, por ky është një pozicion që mbërrihet me karrierë dhe kontribut politik. Është një lloj dekori, ku duhet edhe artisti, edhe arkitekti, i riu. Por politikisht janë bosh, s’kanë substancë politike, substancë ka ai që ka rritur shkallët me kontribut“, u shpreh kreu i LZHK.

“Që tani unë e paragjykoj, por gjithësesi prapë them është mirë që janë disa fytyra të reja. Avantazhi i këtyre është që s’kanë ngarkesë në shpinë. E quaj pozitive nga kjo pikëpamje, por të ma shesësh këtë sikur ky është rinovimi, jo. Tha Berisha ato duan ato që kërkojmë ne, qeveri teknike, etj. Jo, ato (protestuesit) kërkojnë edhe disa gjëra që s’i vjen mirë Berishës, kërkojnë të ndryshohet Kushtetuta, që e ka bërë Berisha me Ramën në 2008-ën, kërkojnë të ndryshohet Ligji Zgjedhor. Atë s’e thotë ai (Berisha). E quaj pozitive që e ka kuptuar që kësaj mos i dil kundër se do humbësh edhe tabanin popullor“, tha Shehi.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!