• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

01/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

Aktori i njohur Gaz Paja ka thyer heshtjen pas polemikave dhe kritikave që e kanë shoqëruar ditët e fundit, duke publikuar një deklaratë të gjatë ku mbron familjen e tij, bindjet politike dhe hedh poshtë akuzat që janë bërë ndaj tij.

Reagimi i aktorit vjen vetëm pak ditë pasi, një video ku ai shfaqet duke u ofenduar me disa qytetarë te Kalaja e Tiranës bëri xhiron e rrjetit.

Paja shprehet se është “po aq shqiptar sa të gjithë” dhe se, ashtu si çdo qytetar, lëndohet kur sulmohet familja e tij.

“Jam mësuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. Por më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nënës së fëmijës tonë. Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi vetëm sepse ecën në krahun tim. Ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë. Politika mbaron aty ku fillon familja”,shkruan aktori.

Ai thekson se ka zgjedhur të heshtë për disa ditë, jo nga frika apo sepse kishte diçka për të fshehur, por sepse beson se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike. Megjithatë, sipas tij, kur cenohet dinjiteti i familjes, heshtja nuk është më virtyt.

Gaz Paja pranon se mbështet Partinë Socialiste, duke sqaruar se kjo lidhet me bindjet e tij të majta dhe se është një zgjedhje personale. Ai nënvizon se nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave politike dhe se nuk zotëron as kartë anëtarësie të partisë.

“Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit. Kam punuar që fëmijë. Nuk kam vila në bregdet, nuk kam vila në mal, nuk kam prona të fshehura apo pasuri që nuk i shpjegoj dot”, shprehet ai.

Duke iu përgjigjur edhe debatit për çështjen e investimit strategjik, aktori sqaron se ka qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët, sipas tij, janë miq të tij personalë. Ai shton se më pas u bë pjesë e kompanisë investuese, por mohon të ketë përfituar prona apo favore.

“Më quajnë pjesë të pushtetit. Po të ishte kështu, ndoshta nuk do të më duhej të punoja kaq shumë për të përballuar jetën dhe të numëroja çdo shpenzim si çdo shqiptar i zakonshëm”, shkruan Paja.

Në fund të deklaratës, aktori bën thirrje që debati politik të mos kthehet në linçim personal dhe të mos përfshihen familjarët.

“Mund të më shani, mund të më kundërshtoni, por mos denigroni familjen time. Mos e ktheni demokracinë në linçim. Unë do të vazhdoj të punoj, të jetoj ndershmërisht dhe të mbroj të drejtën e secilit për të menduar ndryshe. Shqipëria e re nuk duhet të ketë urrejtje dhe dhunë, por edukatë, dashuri, respekt dhe shpresë”, përfundon Gaz Paja.

Reagimi i plotë i Gaz Pajës: 

Une jam po aq Shqiptar sa Ju.

Dhe po si ju, lendohem ne palce kur dikush me prek familjen.

Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.)

Ama Më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone.

Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.

KA NJE VIJE QE NUK DUHET KALUAR KURRE POLITIKA MBARON ATY KU FILLON FAMILJA.

Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie.

Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt.

Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta.

Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ.

Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë.

Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie.

Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit.

Kam punuar qe femije.

Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time.

Sa per çështjen e investimit strategjik është folur shumë. E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhoj u bera pjese e kompanise e cila do te investonte.

As kam marrë prona, as favore, as përfitime.

Më quajnë pjesë të pushtetit.

Do të doja të ishte kaq e lehtë. Po të isha pjesë e pushtetit, ndoshta nuk do të më duhej të punoja kaq shume për të përballuar jetën. Ndoshta nuk do të numëroja çdo shpenzim si çdo shqiptar i zakonshëm. Disa mund të më quajnë gabim për bindjet e mia politike. Është e drejta e tyre. Por askush nuk ka të drejtë të më quajë hajdut vetëm sepse votoj ndryshe.

Une nuk mbeshtes politikane, une mbeshtes njerez qe i Kam njohur perpara politikes, dhe nqs ky eshte gabim i karakterit tim, ashtu Qofte, por Mendoj si shumica juaj, qe kush eshte shok ne dite te mira, ngelet dhe ne dite te veshtira.

Perfytyroni sa miliona nga ne, do të duhej të mbanin mbi supe mëkatet e çdo politikani që kanë votuar. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është urrejtje. Mund të më shani. Mund të më kundërshtoni. Mund të mos më përshëndesni më.

POR MOS DENIGRONI FAMILJEN TIME.

Mos e ktheni demokracinë në linçim.

Unë nuk do t’ju përgjigjem me urrejtje.

Nuk do t’ju përgjigjem me dhunë.

Do t’ju përgjigjem duke vazhduar të punoj, të jetoj ndershmërisht dhe të mbroj të drejtën e secilit për të menduar ndryshe. Sepse bindjet politike ndryshojnë. Qeveritë bien e ngrihen. Por karakteri i një njeriu mbetet. Dhe unë preferoj të humbas një debat politik sesa të humbas njerëzillëkun.

Nuk e keni iden sa e respektoj te drejten per te protestuar Kur dicka s’u pelqen.

Eshte e drejta juaj, eshte e drejta ime, e kemi te mbrojtur me ligj, sic ka nje ligj shqiptaresh te pa shkruar, qe familja eshte e shenjte.

Shqiperia e re, nuk Duhet te kete urrejtje dhe dhune, perkundrazi Duhet te ofroj edukate dashuri respekt shprese.

Me Shpresen se me keni kuptuar dhe te gjithe respektin qe meritoni.

Gaz Paja

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!