AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

by Alb Times
01/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 31 ditësh protestash të karakterizuara nga thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protesta e sotme ka shënuar një ndryshim të fortë në retorikë.

Për herë të parë, nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë është artikuluar hapur një paralajmërim për “rrëzimin” e kryeministrit, i shoqëruar me një skenografi që rikujton një nga momentet më të forta të historisë politike shqiptare, rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1991.

Një protestues ka nxjerrë në shesh një figurë të madhe të Edi Ramës, të montuar si busti i ish-diktatorit komunist, ndërsa para qytetarëve ka deklaruar se koha e kërkesave për dorëheqje po i lë vendin një faze tjetër të protestës.

“Kemi sjellë Ramën për të bërë provat finale përpara se ta rrëzojmë. Ne po i themi dorëhiqu, por ai nuk po na dëgjon. Kështu që fillojmë të përgatitemi për ta rrëzuar. Gjenerata Z, të gjithë bashkë: O dorëzohu, o rrëzohu!”, deklaroi ai.

Deklarata u shoqërua me brohoritje nga një pjesë e protestuesve, ndërsa figura e Ramës e ngjashme me bustin e Enver Hoxhës u ngrit përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 32-të, deri më tani është zhvilluar kryesisht me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të klasës politike. Mesazhi i sotëm përbën një përshkallëzim të gjuhës së përdorur nga një pjesë e protestuesve, të cilët paralajmëruan se nuk do të heqin dorë nga aksionet e tyre deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tha se “do i fitoj zgjedhjet edhe pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën”, Balla i përgjigjet kryebashkiakut Qosja: Bastexhi i paligjshëm dhe i rëndomtë

13/10/2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

13/10/2026

“Vendet kandidate po përballen me sulme hibride”- Marta Kos: Shqipëria avancon në negociata, BE po forcon garancitë për shtetin e së drejtës!

13/10/2026

Territorialja, Tabaku: PD do të vendosë nëse do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm

13/10/2026

“Territorialja”, Balla: Opozita të reflektojë deri të enjten, Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve

13/10/2026

Trondit aktorja Rachael Stirling. Tregon se konsumonte hirin e nënës së saj para se…

13/10/2026

Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

13/10/2026

Dronë ndaj dy anijeve në Bullgari, Incidenti është i dyti brenda një jave në Detin e Zi

13/10/2026

PD braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin në tallje…

13/10/2026

Çimkat pushtojnë avionin, kompania anulon fluturimin nga Roma drejt Australisë

13/10/2026

Ukraina godet “trurin” dixhital të Rusisë, bie propaganda pro-Kremlinit në rrjet

13/10/2026

Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

13/10/2026

Një përmbledhje satistikore e opinioneve të elektoratit në Shqipëri

13/10/2026

Europa përgatitet për skenarin pa SHBA-të: Mbështetje për Ukrainën deri në vitin 2028

13/10/2026

Zvërneci, një pasuri natyrore që meritonte më shumë se deklarata nga mjedisorët

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tha se “do i fitoj zgjedhjet edhe pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën”, Balla i përgjigjet kryebashkiakut Qosja: Bastexhi i paligjshëm dhe i rëndomtë
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.