• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes! Vrasësi i Egli Progës me precedentë të tjerë penalë

15/08/2024
in Kronikë
Zbulohet e shkuara e errët e Denis Meçes! Vrasësi i Egli Progës me precedentë të tjerë penalë

Denis Meçe i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, nuk ka qënë i panjohur për blutë e qytetit liqenor. Burime zyrtare nga policia e bëjnë të ditur se 29-vjeçari Meçe ka pasur precedente të mëhërshme penale, kryesisht në veprat penale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, ndër to dhe plagosje të shtetasve të tjerë apo edhe kundërshtim të forcave të policisë.
Edhe për vetë banorët e Pogradecit, ky shtetas është njohur si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh hërë sjellje agresive në qytet.

Gjatë viteve 2014, 2016 dhe 2020 shtetasi Denis Meçe rezulton i proçeduar disa herë nga policia, por sipas të dhënave ai asnjëherë nuk është dënuar nga gjykata, ndërsa 29-vjeçari ka arritur të shpëtojë nga procedimet penale.

Ndërkohë prej 11 gushtit 2024 ndodhet i arrestuar pasi akuzohet se vrau Eglantin Progën (emri i shkurtuar Egli). Prokuroria e akuzon për ‘vrasje nga pakujdesia’ , që nënkupton një masë dënimi më të ulët sesa vepra penale që kishte referuar dosjen policia ‘vrasje me dashje’

Për ti shpëtuar ‘arrestit me burg’ Meçe ofroi 10 milionë lekë të vjetra garanci për të ndryshuar masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ por gjykata e Korçës refuzoi.

Gjithashtu për t’i shpëtuar qelisë Meçe dhe avokati i tij pretendoi se Meçe nuk i është arratisur për disa orë policisë, por duke qenë se ishte në gjendje të dehur, është larguar nga vendi i krimit, ka fjetur në makinë e kur është përmendur ka shkuar në polici.

Në vendimin e gjyqtares Luljeta Kole, i siguruar nga Report Tv, thuhet se ai i kërkoi falje edhe familjes, por në dëshminë e dhënë menjëherë pas dorëzimit thotë se donte ta qëllonte thjesht me një shpullë viktimën e tij pasi e kishte sharë, edhe pse në dosje evidentohen qartë shenja dhune në trupin e 42-vjeçarit.

Nga ana tjetër në dosje evidentohet edhe fakti se dhuna konfirmohet edhe nga një përgjim ambiental që i është bërë dëshmitarëve Leonidha Guce dhe Arian Manellari, të cilët pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht, ndërkohë që në polici kishin deklaruar se nuk e kishin parë ngjarjen.

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së shtunës së datës 10 gusht në Pogradec tronditi opinionin publik dhe solli një varg reagimesh deri në instancat më të larta të politikës dhe shtetit. Opozita akuzoi për fshehje të ngjarjes dhe mbështetje të autorëve të krimit, ndërsa akuza u hodhën edhe për mosreagim të shpejtë edhe të urgjencës.

Akuzat u kundërshtuan ashpër nga policia e shtetit dhe Urgjenca Kombëtare, ndërsa vetë Kryeministri Rama akuzoi për dezinformim të qëllimshëm dhe përdorje politike të një vdekjeje tragjike. Teksa lavdëroi punën e uniformave blu dhe mjekëve, Kryeministri shkroi se e mirëkupton indinjatën dhe skandalizimin me veprimet e prokurorisë e cila akuzën për vrasje me dashje e bëri vrasje nga pakujdesia.

Vetë Prokuroria topin tentoi t’ia kalojë policisë kur tha se aq ishin provat paraprake, ndërsa vetë gjykata shpjegoi se në këtë moment ajo s’mund të bënte asgjë përveçse të pranonte kërkesën e organit të akuzës. Për këto veprime në institucionet e drejtësisë në Korçë,

Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Tiranë ka nisur verifikimet, pasi ka kërkuar të gjithë procedurat dhe veprimet hetimore.
Në të gjithë këtë përplasje me akuza dhe kundërakuza, ku është folur deri edhe për vrasje për gjobëvënie, ajo që është domosdoshmëri është zbardhja sa më shpejt e ngjarjes tronditëse. Familja e babait të 2 fëmijëve apelon vetëm për drejtësi.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!