• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

08/07/2026
in Kryesore, Politikë
Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

Edi Rama i ka dërguar sulltanit të Ankarasë, në Pallatin Presidencial, një “valixhe” me dhurata.

Më e rëndësishmja mes tyre duket se është mbyllja e Universitetit Bedër, një institucion i arsimit të lartë në pronësi të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar prej vitesh mbylljen e këtij universiteti dhe të disa medreseve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me argumentin se pas tyre qëndrojnë qarqe të lidhura me lëvizjen e Fethullah Gylenit.

Deri tani, sipas shumë vëzhguesve, ky proces ishte penguar edhe për shkak të qëndrimit të partnerëve amerikanë.

Pikërisht në ditën kur Edi Rama ndodhet në Ankara për Samitin e NATO-s, mediat pranë qeverisë turke bënë të ditur se Universiteti Bedër (Hëna e Plotë) ka ndërprerë aktivitetin.

Lajmi u publikua me entuziazëm të dukshëm nga mediat pro-Erdoğan.

Sipas informacioneve, universiteti ka ndërprerë fushatën e regjistrimit të studentëve për vitin e ri akademik.

Studentët aktualë pritet ta përfundojnë ciklin e studimeve përmes një faze tranzitore, ndërsa programet do të transferohen në institucione të tjera të afërta me të njëjtin rrjet.

Ky duket të jetë hapi përfundimtar i qeverisë shqiptare në zbatimin e kërkesave të Ankarasë.

Disa vite më parë u përdor një formulë më e butë, përmes transferimit të disa institucioneve arsimore te Fondacioni Maarif, organizëm shtetëror turk.

Në këtë proces u përfshinë medresetë e Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, të cilat sot administrohen nga ky fondacion.

Po ashtu, Maarif administron edhe Universitetin e New York-ut në Tiranë dhe Universitetin Epoka.

Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Prej kohësh Erdogan ka kërkuar jo vetëm largimin e drejtuesve aktualë të këtij institucioni, por edhe ndryshimin e strukturës drejtuese dhe të imamëve të emëruar në xhamitë kryesore të vendit.

Nga ana tjetër, vetë Turqia ka investuar prej vitesh në ndërtimin e rrjeteve të saj të ndikimit brenda strukturave fetare shqiptare.

Pikërisht aty u konsolidua edhe një frymë politike që më pas u përdor në mbështetje të Edi Ramës gjatë proceseve zgjedhore.

Para pothuajse çdo palë zgjedhjesh, Erdogan shfaqej në media pranë qeverisë shqiptare duke dhënë sinjale të qarta mbështetjeje për kryeministrin.

Nuk dihet ende nëse lëvizja e fundit e Edi Ramës është koordinuar edhe me partnerët amerikanë, të cilët tradicionalisht janë konsideruar si mbështetës të rëndësishëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Nuk përjashtohet që administrata Trump të ketë zbutur qëndrimin e saj ndaj Turqisë.

Vetë Presidenti amerikan deklaroi në Ankara se administrata e tij synon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë.

Sanksione që ishin vendosur si për bashkëpunimin ushtarak të Ankarasë me Rusinë, ashtu edhe për shkeljet e të drejtave dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ekziston një marrëveshje më e gjerë që do t’i hapte rrugën kontrollit të plotë të Komunitetit Mysliman Shqiptar nga strukturat pranë Ankarasë.

Një proces i tillë kërkon lëvizje shumë më të kujdesshme.

Por sinjalet e para pritet të shihen pikërisht në mënyrën se si do të lëvizin mediat dhe strukturat pranë Erdoğanit.

Sipas shumë gjasave, Edi Rama mund ta ketë ndërmarrë këtë hap si pjesë e një negociate më të gjerë.

Një negociatë që do të synonte të largonte grupet pranë Turqisë nga protestat që prej më shumë se 45 ditësh kërkojnë largimin e qeverisë.

Që në fillim të kësaj lëvizjeje, Rama është përpjekur të ndajë grupet pjesëmarrëse dhe të negociojë veçmas me faktorë të ndryshëm politikë dhe diplomatikë.

Sipas të njëjtave burime, një përpjekje e ngjashme është bërë edhe me partnerët europianë, të cilët konsiderohen mbështetësit më të rëndësishëm të protestës.

Madje, thuhet se në këmbim Rama ka ofruar zgjatjen e mandatit të SPAK-ut dhe të prokurorëve të tij, si dhe mundësinë e një mandati të dytë për drejtuesin e institucionit.

Një sinjal që u artikulua publikisht nga Ulsi Manja në Kuvend, duke surprizuar edhe Partinë Demokratike.

E cila deri tani ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë një ndryshim të tillë kushtetues, për të cilin votat e saj konsiderohen të domosdoshme.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!