• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

08/07/2026
in Kronikë, Kryesore
I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

Drejtori ‘aligator’ i korrupsionit ka sajuar dy tenderë të rinj një javë para pushimeve: 10.2 milionë për rrugë (edhe pse ARRSH i ka zhvilluar) dhe 720 mijë për ‘konsulencë’ të 100 fshatrave turistikë, një projekt i mbyllur prej 2 vitesh pas vjedhjes së 110 milionë eurove. SPAK e ka marrë në pyetje për dy dosje; pastrim parash dhe 500 milionë lekë për restorantin e djalit, por nuk e ka arrestuar ende…

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është denoncuar me prova si një nga 4 “gropat e zeza” më të mëdha për korrupsion me fondet publike dhe fondet e BE-së, ndërsa drejtori Dritan Agolli është faktuar si firmosës i aferave me miliona euro, mes tyre tenderë fiktivë për të vjedhur.

Të njëjtën gjë, drejtori Dritan Agolli ka bërë më 19 e 22 qershor 2026, duke sajuar dy tenderë me vlerë totale 12.72 milionë euro me TVSH, për dy shërbime që janë dukshëm të sajuara për të zhvatur këto fonde, një javë para shkuarjes në plazh.

Procedurat e prokurimit për 2 tenderët, Agolli i ka publikuar në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 29 qershor, me këto objekte:

·   Procedura e parë është për përmirësimin e sigurisë, qëndrueshmërisë e funksionalitetit të rrugëve, me fond limit 10.2 milionë euro me TVSH, që do të zhvillohet më datë 27 korrik 2026

·   Procedura e dytë është për konsulencë, projektim e mbikëqyrje të 100 fshatrave, me fond 720 mijë euro me TVSH, të miratuara nga Ministria e Financave dhe do të zhvillohet më 24 korrik.

Për të krijuar mundësinë e harresës së vjedhjeve të mundshme, drejtori Dritan Agolli ka përcaktuar periudhë 2-vjeçare si kohë për zbatimin e kontratave, siç ka vepruar dhe me shumë tenderë të tjerë të sajuar gjatë 7 viteve e gjysmë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i emëruar nga Edi Rama dhe oligarku Bashkim Ulaj, që e kishte punonjës.

Tenderi i parë është sajuar e shpallur vetëm 1 javë pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar tenderët për të njëjtin objekt: mirëmbajtje, përmirësim sigurie dhe funksionaliteti të rrugëve në të katër rajonet e vendit.

Ndërsa tenderi për shërbime konsulence, projektimi e mbikëqyrje të 100 fshatrave turistikë është plotësisht fiktiv, sepse ky projekt dështoi, u mbyll dhe është bërë nul para dy vitesh, pasi u vodhën 110 milionë euro nëpërmjet tenderëve fiktivë që sajoi e zhvilloi drejtori Dritan Agolli.

Por Dritan Agolli, drejtori “aligator” i korrupsionit, nuk po preket nga SPAK-u, megjithëse është marrë 1 herë në pyetje për dy dosje hetimore:

·  Njëra për pastrim parash në ndërtime e restorante nëpërmjet gruas dhe djalit.

·  Tjetra për abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre me tenderët, duke i dhënë restorantit të djalit 500 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për gjoja përgatitjen e menuve të 100 fshatrave turistikë.

Fakti që SPAK nuk e arreston, madje nuk po e procedon as penalisht e ta pezullojë nga detyra, i ka krijuar Dritan Agollit bindjen se është i paprekshëm, duke vazhduar të bëjë batërdi me tenderët, të cilët u jep klientëve oligarkë e trafikantë që i paracakton me Edi Ramën./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!