AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

by Alb Times
08/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i 4 milionë eurove të dhëna nga qeveria për koncertin e Kanye West duket se po merr përmasa edhe më të mëdha.

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama pranoi se shteti ndërhyri me 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit për të shmangur anulimin e koncertit, po shtohen raportimet se organizatorët po përpiqen të mbushin stadiumin duke shpërndarë bileta falas në shkolla dhe administratën publike.

Sipas raportimeve të Monitor, deri në fund të muajit maj ishin shitur rreth 25 mijë bileta, ndërsa arena e ngritur në Kashar ka një kapacitet dyfish, çka ngriti pikëpyetje serioze mbi interesin real për eventin.

Dyshimet janë se ndërhyrja financiare e qeverisë nuk ka shërbyer vetëm për të garantuar zhvillimin e koncertit, por edhe për të mbuluar gropën e krijuar nga biletat e pashitura.

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë denoncime dhe mesazhe, sipas të cilave bileta falas po u shpërndahen nxënësve të shkollave me argumentin e “vlerësimit të nxënësve të dalluar”. Në raste të tjera, punonjës të administratës publike pretendojnë se janë njoftuar për “lotari” apo shpërndarje falas të biletave.

Po ashtu, sipas denoncimeve të publikuara online, janë bërë përpjekje që bileta të ofrohen edhe për persona me ndikim në rrjetet sociale, në kuadër të bashkëpunimeve promocionale për eventin.

Nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, atëherë lind një pyetje e madhe: a po përdoret administrata publike dhe sistemi arsimor për të mbushur një koncert privat, pasi shteti ndërhyri me miliona euro për ta shpëtuar?

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e

Polemikat janë shtuar edhe më shumë pasi vetë qeveria, deri pak javë më parë, këmbëngulte se koncerti ishte një nismë tërësisht private dhe se nuk do të angazhohej asnjë fond publik. Vetëm në momentin e fundit, kryeministri Edi Rama pranoi se nga fondi rezervë i shtetit u akorduan 4 milionë euro, duke argumentuar se anulimi i koncertit do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë.

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e

Për këtë çështje ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili akuzon qeverinë se po përdor nxënësit për të mbuluar dështimin e organizimit.

“Pas fasadës me ‘nxënës të shkëlqyer e me arritje’ fshihet një zbrazëti në sallë që duhet mbushur duke përdorur shkollat. Kjo sepse Rama ka qenë njeri i fasadave dhe i tillë mbeti. Nxënësit e shkëlqyer kanë nevojë për mbështetje financiare nga shteti, jo të përdoren si mbushës për ahengje private. Fondi rezervë nuk u prek për të shpëtuar jetë te Onkologjiku, nuk u përdor për të blerë barnat që mungojnë dhe as për të ndihmuar talentet e vendit. U përdor për të mbushur xhepat e një privati“, deklaroi Noka.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

13/10/2026

Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

13/10/2026

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër i Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20
  • Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.