• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

08/07/2026
in Kryesore, Politikë
Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

Oligarku që ka kapur shëndetësinë në Shqipëri, Klod Allajbeu është një nga financuesit e Shkëlzen Berishës. Bëhet fjalë për pagesa në rrugë bankare dhe me fatura të dyshuara si fiktive. Për shkak të këtij raporti, Sali Berisha dhe deputetët e tij janë treguar gjithmonë të kujdeshëm duke evituar çdo koment apo denoncim për aferat e panumërta korruptive të Allajbeut me qeverinë e Edi Ramës. Me kërkesë të PD-së është ngritur edhe një komision hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check-up, ndërsa ka mbyllur gojën për dy koncensionet e tjera korruptive, atë të hemodializës 84 milionë euro dhe laboratorëve 130 milionë euro, pasi pas tyre qëndron Allajbeu.

Dy koncensionet janë konstatuar nga KLSH si korruptive, ndërsa si të tilla po hetohen nga SPAK. Allajbeu kontrollon sot Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT, FSDKSH, spitalet rajonale, spitalet private, depot farmaceutike etj. Ka diktuar emërimet nga ministrja Evis Sala deri tek drejtorët. Klod Allajbeu, përmes fijeve të tij, kontrollon asgjesimin e mbetjeve spitalore dhe tenderat e ilaçeve. Megjithatë, emri i tij, bëmat e tij apo qoftë edhe një aferë e tij nuk është lakuar kurrë nga asnjë përfaqësues i PD. Thirrja ‘opozitë e shitur’ është plotësisht e bazuar.

Për herë të parë, emri i Klod Allajbeut nga opozita është lakuar dje nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili shkruan se ministrja e Shëndetësisë Evis Sala punon për llogari të Allajbeut. “Evis Sala nuk po drejton shëndetësinë, por po vepron për llogari të Klodian Allajbeut Teksa lë mbi mijë qytetarë pa mjekë specialistë, grumbullon dhjetëra mjekë në qendra ku mungojnë edhe ambientet edhe pacientët. Ky nuk është reformim i shërbimit shëndetësor, por manovrim në funksion të interesave klienteliste Shqiptarët duan që shëndetësia t’u shërbejë atyre, jo klientëve të Edi Ramës“, shkruan Noka.

Flamur Noka është në dijeni se Allajbeu është një nga klientët e Shkëlzenit. Ndaj mesazhi i tij është i qartë. Jo vetëm kaq, por postimi i Nokës në Facebook është pasqyruar edhe në faqen e syri.net, media e Familjes Berisha. Kjo të bën të besosh se mesazhi i Nokës për Allajbeun mund të jetë diktuar nga Shkëlzen Berisha.

Po çfarë fshihet pas postimit të Nokës se Ministria e Shëndetësisë është në funksion të Allajbeut? Tre janë versionet e mundshme;

1. Klod Allajbeu mund të ketë pakësuar apo ndërprerë pagesat për Shkëlzenin dhe Syri Tv.

2. Shkëlzeni dhe Allajbeu janë prishur në ndonjë pazar ose Shkëlzeni po i bën presion për rritjen e tarifës.

3. Pas 13 vitesh PD-ja vendos të heqë dorë nga opozita e shitur dhe të bëjë opozitë të vërtetë.

Më të lexuarat

  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!