• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, emrat e 3 të arrestuarve! Zbardhet dëshmia e autorit: Bërtiste ‘Vritini të gjithë!’

10/08/2024
in Kronikë
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, emrat e 3 të arrestuarve! Zbardhet dëshmia e autorit: Bërtiste ‘Vritini të gjithë!’

Vijojnë hetimet për të zbardhur motivet që fshihen pas vrasjes së Dritan Idrizit dhe plagosjen e 4 të tjerëve në qytetin Talluvia të Italisë, mbrëmjen e 7 Gushtit.

Të arrestuar deri tani janë: Artur Cerria, autori i vrasjes së 38 vjeçarit, dhe Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës, banues në San Giovanni në Marignano, mekanik në Cattabrighe.

Cerria, foto e të cilit është bërë publike, punonte si murator-marangoz dhe njëkohësisht si shitës me pakicë.

Çekiçë, shkopinj dhe hekura
Media italiane ka zbuluar se Dritan Idrizi dhe 2 miqtë e tij, me lidhje farefisnore mes tyre, Quedari dhe Shoshari, kishin shkuar tek shtëpia ferme në Strada San Giovanni në Marignano, në periferi të Tavullia, ku jetonte Artur Cerria me gruan dhe djalin e tij. Shkak ishte marrja e shumës prej 5 mijë euro që viktima pretendonte se i detyrohej Cerria.
Por ky i fundit ka refuzuar të paguajë dhe më pas kjo vijoi më pas me përleshje jashtë shtëpisë. Cerria u godit godit me një çekiç në qafë dhe në atë moment është mbrojtur duke e qëlluar me thikë Dritan Idrizin. Të gjithë ishin të pranishëm në momentin e sulmit dhe po të gjithë përfunduan në urgjencën e spitalit Pesaro.
Dëshmia
Në dëshminë e tij autori Cerria u tha hetuesve se kishte dëgjuar gjatë përleshjes të thuhet: Vritini të gjithë! Më pas është thirrur policia, ndërsa agresohet ishin larguar duke marrë me vete dhe Dritan Idrizin. 38 vjeçari është dërguar në spitalin e Cattolica ku ka mbërritur i vdekur. Mjekët thanë se i riu kishte shkuar me tre plagë me thikë: një në zemër, një në shpretkë dhe tjetrën në gjoks dhe se kishte humbur shumë gjak, çka i kishte shkaktuar edhe shok hemorragjik.
Çfarë fshihet pas?
Pista e parë e hetimit është ajo e një shumë prej 5 mijë eurosh për një punë e kryer në ndërtim por pistat e hetimit janë zgjeruar. Mediat italiane shkruajnë se marrëdhëniet mes dy familjeve kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh. Mosmarrëveshjet datojnë disa vite më parë prandaj veç personave që kanë qenë të pranishëm në sulm do të merren në pyetje dhe familjarë të tjerë të Cerrisë dhe një shok i tij, i cili po hetohej për trafik droge në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pikërisht në banesën e Cerrisë.
Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe anëtarë të familjes së Idrizit dhe ish gruan e tij. Gjithashtu kanë ushtruar kontroll në banesë dhe në një autoveturë tip Audi A6 e zezë, e parkuar para shtëpisë.
Artur Cerria akuzohet për vrasje dhe do të mbrohet në gjykatë nga avokati Matteo Mattioli, ndërsa dy të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë dhe mbrohen nga avokati Massimiliano Orrù
“Kontekste të dhunshme dhe të rrezikshme, me dinamikë kriminale, hakmarrje dhe fraksione shumë specifike që janë alarmante”, ishte komenti i kryeprokurores së Pesaros, Maria Letizia Fucci, e cila po heton vrasjen që tronditi Tavullian mbrëmjen e së mërkurës.
Precedentët për drogë dhe një pistë e dyshuar
Të gjithë të implikuarit në përleshje, përfshirë edhe viktimën, kanë një histori të trafikut të drogës. Vetë viktima gjithashtu është ndaluar dhe hetuar për shitje droge në Itali, gjatë vitit 2019. Ai ishte në masë arresti shtëpiak, të cilën e kishte thyer gjatë fillimit të këtij viti. Më 5 janar 2024, policia shqiptare e ndaloi Dritan Idrizin për llogari të vendit fqinj, pasi ishte në kërkim për thyerjen e masës së arrestit, mbi çështjen e mëparshme të drogës. Por pas disa ditësh paraburgimi masa u lehtësua dhe u la të ndiqej në gjendje të lirë, të kthehej në Itali për të vijuar procedimin me masën e mëparshme.
Dritan Idrizi banonte në Riccione të Italisë, ishte i divorcuar dhe babai i një vajze të mitur.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!