• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara”

23/11/2024
in Botë
“Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara”

Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infrastrukturës kibernetike të Shteteve të Bashkuara për një përplasje të mundshme me Uashingtonin, tha të premten një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë kibernetike.

Morgan Adamski, drejtor ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara, tha se operacionet kibernetike të lidhura me Kinën synojnë të fitojnë një avantazh në rast të një konflikti të madh me Amerikën.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se hakerët e lidhur me Kinën kanë komprometuar rrjetet e teknolgjisë së informacionit dhe kanë ndërmarrë hapa për të kryer sulme kibernetike në rast të një konflikti. Aktivitetet e tyre përfshijnë sigurimin e qasjes në rrjetet kryesore për të mundësuar ndërprerje të mundshme si manipulim të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në dhomat e serverëve dhe ndërprerjen e furnizimeve të energjisë dhe ujit, thanë zyrtarët amerikanë në fillim të këtij viti.



Pekini ka mohuar vazhdimisht angazhimin në operacionet kibernetike që kanë në shënjestër infrastrukturën amerikane. Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Zoti Adamski po u fliste studiuesve në konferencën e sigurisë “Cyberwarcon” në Arlington të Virxhinias. Të enjten, senatori amerikan Mark Warner i tha gazetës Washington Post se ndërhyrjet kibernetike të Kinës në kompanitë amerikane të telekomunikacionit janë nga më të rëndat për këtë sektor të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni i spiunazhit kibernetik, i quajtur “Salt Typhoon”, ka përfshirë vjedhjen e të dhënave, ndërhyrjen në infrastrukturën e dy fushatave presidenciale në Shtetet e Bashkuara përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndërhyrjet në kompanitë e telekomunikacionit, që punojnë me forcat amerikane të zbatimit të ligjit, thanë zyrtarë të FBI-së.

FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike po ofrojnë asistencë teknike dhe informacion për objektivat e mundshëm, thuhet në njoftimin e fundit të FBI-së lidhur më këtë çështje.

Zoti Adamski tha të premten se qeveria amerikane ka “ekzekutuar aktivitete të sinkronizuara në nivel gobal, si në aspektin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës, që janë të përqendruara në degradimin dhe ndërprerjen e operacioneve kibernetike të Kinës në mbarë botën”.

Shembujt publikë përfshijnë ekspozimin e operacioneve kineze në fushën kibernetike, sanksionet, aktakuzat, veprimet e forcave të zbatimit të ligjit dhe këshillimet për sigurinë kibernetike, me të dhëna nga shumë vende, tha zoti Adamski./VOA

/a.r

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!