• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Deklaratat për mbulimin e vrasjes në Pogradec, gazetarët e rajonit i kundërvihen Rrumbullakut, SafeJournalists: Tejkaloi autoritetin policor!

15/08/2024
in Kronikë
Operacioni kundët trafikut të emigrantëve, Rrumbullaku jep detaje: U sekuestruan 1 milion euro “cash”

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin e thellë për deklaratat e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku në lidhje me mbulimin mediatik të vdekjes tragjike të një qytetari në qytetin e Pogradecit, pasuar nga shqetësimet e ngritura nga familja për vonesat në mbërritjen e ambulancës dhe reagimin e policisë duke çuar në akuza për një hetim të paplotë.

Përmes një deklarate thuhet se gazetarët raportuan për këto shqetësime, duke u bërë presion autoriteteve që të reagojnë.

“Më 14 gusht 2024, Rrumbullaku akuzoi gazetarët se po përhapin “fabrikime dhe akuza të ndyra” kundër Policisë së Shtetit, duke i cilësuar raportimet e tyre si “dezinformim të qëllimshëm”. Ai bëri të ditur se Policia e Shtetit do të marrë masa ligjore ndaj gazetarëve individualë dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Rrjeti SafeJournalists e sheh kërcënimin e akuzave penale kundër gazetarëve dhe përdoruesve të mediave sociale për gjoja përhapjen e dezinformimit si një tejkalim të autoritetit policor, duke bërë të paqartë ndarjen midis funksioneve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit. Kriminalizimi i raportimit gazetaresk bie ndesh me parimet dhe garancitë kushtetuese të fjalës së lirë dhe lirisë së medias. Kjo përpjekje mund të mbysë gazetarinë e pavarur dhe të minojë rolin e medias si mbikëqyrëse e qeverisë dhe institucioneve publike.

Vërejtjet e Rrumbullakut përfshinin një pohim shqetësues se vetëm versioni zyrtar i policisë për ngjarjen duhet të konsiderohet i besueshëm, duke sfiduar kështu detyrën thelbësore të gazetarëve për të verifikuar informacionin përmes burimeve të ndryshme. Ky qëndrim, i miratuar nga Kryeministri Edi Rama, kërcënon të minojë rolin kritik të medias në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse po ashtu ofrimit te publikut një kuptimi të plotë të ngjarjeve. Në një peizazh mediatik si Shqipëria, ku praktika e zyrtarëve publikë për të shpërndarë materiale të përgatitura paraprakisht (audio, video dhe tekst) në media është e përhapur dhe ku gazetarët kanë akses të kufizuar në burimet e dorës së parë, pohimi se vetëm tregimet zyrtare janë të besueshme. është veçanërisht shqetësuese.

Kjo situatë përbën një kërcënim të rëndësishëm për lirinë e medias në Shqipëri, duke çuar potencialisht në autocensurë dhe një media të pavarur të dobësuar. Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit të tërheqë menjëherë kërcënimet dhe të ndalojë frikësimin e gazetarëve dhe përdoruesve të mediave sociale që raportojnë për çështje me interes publik. Theksojmë respektimin e rolit thelbësor të gazetarëve në verifikimin e informacionit nga burime të ndryshme dhe informimin e pavarur të publikut. Për më tepër, ne kërkojmë respektimin e proceseve gjyqësore për të adresuar dezinformatat e supozuara në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Rrjeti SafeJournalists qëndron në solidaritet me komunitetin gazetaresk në Shqipëri dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, përfshirë autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbrojnë lirinë e medias dhe të sigurojnë që gazetarët të mund të veprojnë në mënyrë të pavarur pa frikën e hakmarrjes ligjore.

Rrjeti SafeJournalists do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë situatë dhe do të avokojë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së medias në Shqipëri dhe më gjerë.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 15 gusht 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!