• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

16/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

Vijon aksioni kundër ‘kërpudhave’ mashtruese të quajtuara call-center në Tiranë. Ditën e sotme është zhvilluar një operacion i koordinuar nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet austriake, ku janë goditur dy call center-a që përdoreshin për mashtrimin e qytetarëve europianë dhe përfitimin e shumave të konsiderueshme parash. Ky aksion vjen pasi u goditën a call-centerat në pronësi të Granit Pepnikës më 13 prill të këtij viti.

Aksioni u zhvillua pranë zonës së Liqenit të Thatë në kryeqytet, ku autoritetet ushtruan kontrolle në ambientet e dy subjekteve të dyshuara. Gjatë ndërhyrjes janë gjetur dhe sekuestruar kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa në ambiente janë konstatuar edhe operatorë që ushtronin aktivitetin e tyre.

Sipas burimeve hetimore, operacioni është realizuar në kuadër të një bashkëpunimi ndërkombëtar me autoritetet austriake, të cilat po asistojnë në hetimin e skemës së dyshuar të mashtrimit që kishte në shënjestër qytetarë të vendeve europiane.

Operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet austriake, konsiderohet vazhdim i aksionit të nisur në muajin prill, kur u zbuluan tre call center-a të shpërndarë në 12 ambiente në kryeqytet. Atëherë u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash, ndërsa hetuesit ngritën dyshime për ekzistencën e një organizate të mirëstrukturuar me shtrirje ndërkombëtare.

Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes platformave të rreme të investimeve online. Viktimat në Gjermani, Itali, Greqi, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera josheshi nga reklama mashtruese në internet, ku u premtoheshin fitime të shpejta dhe investime të sigurta. Pas regjistrimit, ata kontaktoheshin nga operatorë që prezantoheshin si këshilltarë financiarë ose brokerë profesionistë.

Pasi fitonin besimin e viktimave, operatorët i bindnin të transferonin vazhdimisht para në llogari dhe platforma që në dukje funksiononin si bursa investimi. Në realitet, fondet nuk investoheshin kurrë, por kalonin në një zinxhir kompanish dhe llogarish të kontrolluara nga organizatorët e skemës. Në shumë raste, viktimat mashtronin për herë të dytë, pasi kontaktoheshin nga persona që premtonin rikuperimin e humbjeve kundrejt pagesave të reja.

Hetimet kanë zbuluar se rrjeti funksiononte sipas modelit të një korporate të mirëorganizuar. Operatorët ishin të ndarë sipas gjuhëve dhe tregjeve që synonin, duke komunikuar në gjermanisht, italisht, greqisht, anglisht dhe spanjisht. Çdo grup kishte drejtues, ndërsa aktiviteti mbështetej nga struktura të posaçme financiare, IT dhe menaxheriale.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!