AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

by Alb Times
04/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Shehaj: Ja formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi 

Të tjera lëvizje të dyshimta dhe paradokse në pasurinë e deputetit Agron Shehaj, për të cilin është referuar një kallëzim penal në SPAK për pastrim parash dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë, ku në fokus është vila, të cilën e bleu për 2.9 milionë euro në vitin 2019 dhe e shitit për 15 milionë euro në 2025. (Ka dyshime të forta që vilën ia ka shitur vetes).

Në 15 dhjetor 2014, Agron Shehaj shet për 10 milionë euro aksionet e kompanisë së call centerave Intercim Data Service shpk tek kompania Sestante Holding LTD. Kompania që blen aksionet nga Agron Shehaj, Sestante Holding LTD, është themeluar në Angli në 3 shkurt 2014, pra 10 muaj para, dhe ka aksioner të vetëm pikërisht Agron Shehajn.

Po ku i gjeti paratë kompania e re Sestante Holding LTD që bleu aksionet e kompanisë Intercim Data Service shpk?

Agron Shehaj i ka dhënë kompanisë së tij Sestante Holding LTD 15 milionë euro hua. Këto para i ka përdorur 10 milionë euro për të blerë aksionet e kompanisë së tij (Intercim Data Service), pra ia ka dhënë vetes, ndërsa me 5 milionë euro të tjera ka blerë aksione në kompani italiane, të cilat janë përsëri të vetat.

Sestante Holding LTD duket se është përdorur si kompani holding, që do të thotë mbajtëse ose kupolë e kompanive të tjetra. Grupi përbëhet nga këto kompani; Intercom Data Service, Alpine Invest SRL, IDS Italia SRL Itali, Local Web SRL, Spazio Agenti SRL dhe Scelta Chiara SRL.

Në korrik 2017, aksionet e kompanisë Intercom Data Service blihen nga shoqëria Sestante Holding S.R.L. Kompania Sestante Holding SRL është themeluar në Itali në 10 prill 2017 dhe aksioner i saj i vetëm është Agron Shehaj. Kjo kompani ka nën kontroll 15 kompani të tjera.

Në korrik të vitit 2023, aksionet e kompanisë Intercom Data Service u kalojnë kompanive Beta Sestante dhe Alpha Sestante. Dy kompanitë janë themeluar në Milano me nga 10 mijë euro kapital dhe kanë si ortak të vetëm Agron Shehajn.

Intercom Data Service shpk është një nga kompanitë kryesore të Agron Shehajt në Shqipëri, të cilën e kontrollon me kompani guacka nga Londra në Milano. Vitet e fundit kompania rezulton me fitime modeste. Por, nga themelimi në vitin 2005 deri në 2017 rezulton me 120 milionë euro shitje dhe rreth 30 milionë euro fitim.

Ka vite që Agron Shehaj, përmes kompanisë Intercom Data Service shpk faturon 20-25 milionë euro shërbime call center. Kompanitë që marrin këtë shërbim me kosto 20-25 milionë euro në vit nga Shehaj nënkuptohet se duhet të kenë në qarkullim qindra milionë euro në vit. Në të kundërt kjo tipologji ngre dyshime për një skemë të mundshme pastrimi parash përmes një merimnage kompanish të kontrolluara nga një dorë, të cilat faturojnë njëra-tjetrën, me qëllim qarkullimin dhe tranferimin e fondeve, raportohen fitime fiktive duke pastruar para përmes dividentëve.

Nisur nga manovrat e çuditshme me kompanitë merimangë ka dyshime se klientët e kompanisë së Agron Shehajt Intercom Data Service shpk janë kompani që kontrollohen po nga Shehaj, ndërsa origjina e fondeve të injektuara mbetet e errët, rrjedhimisht një sfidë për SPAK-un.

Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro,
Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro,
Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro,
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.