AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

by Alb Times
04/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar i ka mbyllur përfundimisht dyert për mediat, duke shënuar një akt të paprecedentë në marrëdhëniet e gjyqësorit me mediat në historinë e vendit përgjatë 35 viteve demokraci. Një rregullore e Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” e hartuar nga kryetari në detyrë, Erion Bani dhe e miratuar së fundmi për të hyrë në fuqi më 1 shtator, ka shuar edhe ato pak hapësira lirie informimi që kishin mbetur ende.Në shkelje flagrante të së drejtës së informimit, Rregullorja e kthen gazetarin në një burokrat që duhet të mbushë çdo ditë formularë për të kërkuar leje që të ndjekë seancat, ndërsa kur gjendet brenda sallës së gjyqit, trajtohet thjesht si një spektator, pa as më të voglën mundësi për të ushtruar lirisht profesionin. Edhe i vetmi mjet pune, deri më tani i lejuar, telefoni celular, i përdorur ekskluzivisht për komunikimin e informacionit në redaksi, përmes mesazheve me tekst, tani bëhet i ndaluar. Një rikthim në epokën e gurit.

Më shumë se sa një përpjekje për një marrëdhënie të drejtë me mediat, akti i GJKKO-së duket si një hakmarrje e drejtpërdrejtë ndaj tyre, pasi dy muaj më parë ngritën publikisht zërin ndaj kufizimeve gjithnjë e në rritje, edhe të atyre të drejtave që ua njihte një udhëzim, edhe ai jo pak problematik, i Këshillit të Lartë Gjyqësor i vitit 2023. Me Rregulloren e re, GJKKO praktikisht e ka hedhur në kosh edhe këtë udhëzim. Deri më tani gazetarët ishin të lirë të ndiqnin çdo proces. Mjaft të ishin në sallë pa hyrë trupi gjykues. Me rregulloren e re, do duhet që të bëhet paraprakisht një kërkesë me shkrim, të paktën 24 orë përpara seancës. Por mund të ndodhë që në sallë mos të ketë hapësirë, për të gjithë gazetarët e interesuar. GJKKO parashikon që në një situatë të tillë, hyn vetëm një pjesë. Ndësa të tjerët, do të duhet të marrin informacionet nga kolegët e tyre. Kjo në fakt është një praktikë që përdoret edhe jashtë, por vetëm për rastin e kamerave.

Vetëm kaq do të mjaftonte për të kuptuar se qëllimi i kësaj Rregulloreje, nuk ka patur as synimin më të vogël për të respektuar të drejtën e informimit, si një e drejtë kushtetuese, por vetëm ta kufizojë atë. Se si një gazetar do të duhet të mbështetet te shënimet e marra vetëm me laps e letër, nga një koleg i tij, kjo është thjesht një shpikje e cila jo vetëm pengon gazetarin, por dhe cënon cilësinë e informacionit, i cili, si në gojëdhënat e lashta, do duhet të kalojë nga një koleg të tjetri.

Në sallë nuk lejohen as tabletat, e as laptopët. Një kufizim që shtrihet dhe për të pandehurit dhe avokatët, nëse kryesuesi i trupit gjykues “çmon se përdorimi i tyre cënon sigurinë, rendin solemnitetin dhe administrimin e rregullt të drejtësisë”. Dhe kjo në një kohë kur vetë dosjet e SPAK, arrijnë në dhjetra mijëra faqe.

Për të kaluar te prania e kamerave. GJKKO-ja citon parimin e publicitetit të gjykimit, por thotë në nenin 78 se “fotografimi, regjistrimi ose transmetimi audioviziv i seancave gjyqësore nuk përbën element të domosdoshëm të këtij parimi dhe autorizohet vetëm në kushtet e parashikuara nga kjo rregullore”. Një përkufizim që nuk përpiqet as të fshehë qasjen kufizuese ndaj medias dhe rolit të saj.

Ligji është i qartë kur shprehet se “seancat gjyqësore publike janë të hapura për publikun dhe median”, duke e parashikuar këtë si rregull, dhe kufizimin si një përjashtim nga rregulli. Në të kundërtën, kjo Rregullore ofron në fakt vetëm ndalime, aq sa është dhe në kontradiktë me përcaktimet e saj. Ndërsa duhet që gjykata të marrë 24 orë përpara kërkesën me shkrim, në Nenin 78 pika 3 thuhet se “ekipet filmike nuk lejohen të hyjnë në sallën e gjykimit me kamera ose pajisje të tjera regjistrimi deri në momentin kur trupi gjykues shprehet mbi kërkesën për regjistrimin ose transmetimin e seancës”. Një përkufizim që qartazi nënkupton se ato duhet të jenë të pranishme në momentin kur njoftohet ky vendim në sallë, siç parashikon dhe udhëzimi i KLGJ-së: “Kërkesa pranohet ose refuzohet plotësisht ose pjesërisht, vetëm në çelje të seancës gjyqësore, kur të pranishëm në sallë janë edhe përfaqësuesit e medias që bën kërkesën. Kjo pjesë e seancës është e regjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”. Por, ndryshe nga sa parashikon KLGJ-ja dhe nga praktika e deritanishme, me urdhrin e ri nuk lejohet më as filmimi i minutave të para të seancës.

Por më tej në Nenin 95, pika 3 e Rregullores së GJKKO-së, ka një tjetër parashikim: “Vendimi mbi kërkesën merret nga trupi gjykues dhe i njoftohet përfaqësuesit të medias përpara fillimit të seancës, nëpërmjet nëpunësit përgjegjës për marrëdhëniet me median”. Një vendim i një trupi gjykues, njoftohet në sallë, dhe ai duhet të jetë I arsyetuar. Ndërkohë që GJKKO-ja vendos ta bëjë me korrier, përmes një nëpunësi, pa përcaktuar madje as edhe formën, nëse do të njoftohet gojarisht nga nëpunësi, apo me shkrim.

Rregullorja e stërgjatë e GJKKO-së, nuk ka asnjë parashikim për rastin kur prania e medias dhe e kamerave, kërkohet nga të pandehurit. Kjo duket një e drejtë e cila iu është mohuar apriori.

Rregullorja ka një kapitull të veçantë  që titullohet “Media, Publiku dhe Transparenca”, por në fakt fjala ‘Transparencë’ mbetet vetëm në titull, ‘Publiku’ mbetet një nocion abstrakt, ndërsa ‘Media’ është e ndëshkuara e madhe.

E drejta për informim është një nga liritë dhe të drejtat e parashikuara në kushtetutë. Dhe Kushtetuta parashikon që të drejtat dhe liritë kufizohen vetëm me ligj. Ligjet janë produkt vetëm i parlamentit, dhe një akt i një Gjykate, qoftë dhe e Posaçme, nuk mund të dalë mbi to. Në praktikën ligjore, Rregullorja 124 faqëshe e GJKKO-së nuk do duhet të gjejë zbatim, duke nisur nga vetë anëtarët e kësaj gjykate./Shqiptarja

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.