• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

04/08/2026
in Kronikë, Kryesore
Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

Rasti i Ermal Beqirit është modeli tipik se si në Shqipëri bëhesh miliarder edhe duke e filluar me xhepat bosh, por duke marrë tenderë nga qeveria, bashkitë, agjencitë e institucionet shtetërore, nëpërmjet njohjeve, lidhjeve dhe pazareve për ndarje pjesësh me titullarët.

Pa patur fabrikë, biznes ndërtimi, hotele, fermë, resort turistik e asnjë lloj biznesi prodhimi, Ermal Beqiri u bë miliarder nëpërmjet tenderëve që i ka dhënë qeveria me urdhër të Edi Ramës, mes tyre edhe titularë të drejtësisë kundrejt pazareve, vlera e të cilëve është 124 milionë euro gjatë viteve 2018-2026.

Vetëm nga parku teknologjik fantazmë “Durana Tech”, i krijuar në letra formale nga qeveria në Xhafzotaj e që nuk ekziston, ka të dhëna nga BKH se Ermal Beqiri ka mbledhur 85 milionë euro nga kompanitë e regjistruara në këtë park teknologjik fantazmë e parajsë fiskale, për të mos paguar detyrime tatimore, doganore e asnjë lloj takse për 20 vjet.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut thuhet se, përveç lidhjeve me krerët e pushtetit dhe klientelizmit reciprok me ta për të garantuar tenderët, Ermal Beqirit i janë llogaritur e dhënë tenderët me fonde limit dhe vlera kontratash 2-3 herë më tepër se kostot reale.

Në lojën e tenderëve, Ermal Beqiri u fut pas ekspertimit teknik fals të videos “Meta-Prifti” që shpëtoi Ilir Metën; dhe u fut në “tepsinë” e madhe të tenderëve miliona euro në AKSHI, nëpërmjet ndikimit të Ergys Agasit te kryeministri Edi Rama.

Me miliardat që ka marrë nga shteti nëpërmjet tenderëve, Ermal Beqiri u bë aq i pasur, sa ka blerë vila luksoze, flotë jahtesh e skafesh turistike në Shqipëri, Greqi, Itali, Mal të Zi, Kroaci, dhe ka blerë kështjellë në Francë e ka krijuar flotë me avionë privatë në Slloveni.

Ndërsa shteti, që i ka dhënë miliarda lekë Ermal Beqirit me letra tenderësh fiktivë, nuk ka blerë asnjë avion për të shuar zjarret; nuk ka blerë skafe për shërbimin kufitar detar, nuk ka blerë ambulanca për 25 qytete, nuk ka blerë pajisjet e shërbimit jetik në Spitalin Onkologjik e shumë mangësi të tjera.

P.sh., gjatë viteve 2017-2026 në vijën bregdetare Ksamil-Velipojë, janë ndërtuar 117 resorte, hotele dhe komplekse vilash e pallatesh, vetëm me financim nga miliardat e tenderëve që pronarët e tyre kanë marrë nga shteti, pa llogaritur ato që janë ndërtuar me miliarda të drogës e korrupsionit.

Vetë drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, deklaroi para mediave se Ermal Beqiri ka shumë pasuri luksoze brenda e jashtë Shqipërisë; të cilat, siç është e vërtetuar, i ka blerë me miliardat e tenderëve fiktivë që i ka dhënë qeveria./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!