• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

SPAK e mban prej 5 muajsh në qeli: Duam edhe 2 muaj kohë për hetimet e Veliajt

23/07/2025
in Kronikë
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot zgjatjen e afateve të hetimit edhe me dy muaj të tjerë, deri në fund të shtatorit, ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në izolim prej 5 muajsh në burg.

Vendimi i SPAK vjen pikërisht në ditën kur pritej që Veliajt t’i komunikohej përfundimisht akt-akuza, pas muajsh të tërë hetimesh. Në vend të saj, organi i akuzës ka kërkuar më shumë kohë, duke ngritur sërish pikëpyetje për mënyrën si po trajtohet ky proces.

Kjo praktikë, ku individë mbahen të izoluar për muaj të tërë me justifikimin e “mbledhjes së fakteve rrugës”, nuk është e re nga SPAK, por konsiderohet nga juristë si një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Një ditë më parë, disa media publikuan pjesë nga dosja e SPAK-ut, duke zbuluar pretendimet e prokurorisë për Veliajn, ndonëse vetë i pandehuri dhe avokatët e tij nuk ishin njoftuar zyrtarisht për akuzat. Kjo rrjedhje informacioni përpara njoftimit zyrtar përbën një tjetër shkelje procedurale, që minon transparencën dhe besueshmërinë e procesit.

Ndërkohë që SPAK kërkon kohë shtesë për të mbledhur prova, Veliaj vazhdon të qëndrojë në burg pa një vendim të formuluar qartë, duke e kthyer çështjen e tij në një rast të pastër të zvarritjes së drejtësisë, e cila më tepër ngjan me një ndëshkim paraprak sesa me një proces të rregullt ligjor.

Me kërkesën për shtyrje deri në shtator, hetimet ndaj Veliajt do të shkojnë në muajin e shtatë, ndërkohë që opinioni publik mbetet ende në pritje të një akt-akuze që justifikon këtë periudhë të gjatë izolimi./ TemA

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!