• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nxjerrja e informacionit në media, taktikë joligjore e SPAK”, avokatët e Veliajt: Ndalimi i zgjatur dëmton edhe qytetarët

22/07/2025
in Politikë
Veliaj: Rehabilitimi i lumit të Tiranës shpëtoi dhjetëra familje nga përmbytjet

Ekipi ligjor i Erion Veliajt ka reaguar ashpër ndaj rrjedhjeve të vazhdueshme të informacionit nga hetimi penal që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, duke e cilësuar këtë një fushatë të orkestruar për ta paragjykuar në publik. Në një deklaratë të fortë publike, avokatët e tij denoncojnë se edhe për takimin e parashikuar për nesër me SPAK-un, mediat janë vënë në dijeni përpara vetë z. Veliaj, çka sipas tyre përbën një tjetër provë të manipulimit të opinionit publik dhe shkeljes së sekretit hetimor. Ata kërkojnë hetim për rrjedhjet e informacionit dhe theksojnë se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë me prova dhe argumente ligjore.

Reagimi i plotë:

Reagim i ekipit ligjor të z. Veliaj:

“Jemi thellësisht të shqetësuar që, praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj, vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e z. Veliaj.

Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e z. Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar. Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a (“Zbulimi i akteve ose dhe të dhënave sekrete”) i Kodit Penal, tregon qartë bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale.

Siç jemi njohur nga mediat e “SPAK”, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij.

Z. Veliaj kundërshton me forcë çdo akuzë për shkelje dhe vijon të theksojë bindjen e tij se ndalimi i zgjatur, i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional është në dëm të rëndë jo vetëm të të drejtave të tij kushtetuese si qytetar i këtij vendi, por edhe në dëm të rëndë të qytetarëve të Tiranës që kanë zgjedhur qeverisjen e qytetit dhe të vetë qytetit të Tiranës, që ka nevojën imediate të qeveriset nga kryetari i zgjedhur.”

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!