AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

by SHT Media
22/07/2025
in Kronikë
6
0
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i Erjon Veliajt po shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për mënyrën se si vepron drejtësia në Shqipëri. Mbajtja e tij për më shumë se 5 muaj në paraburgim pa një akuzë zyrtare nuk është thjesht një problem ligjor, por një alarm për gjithë sistemin e drejtësisë në vend. Çdo ditë që kalon, rrit dyshimet se kemi të bëjmë jo me drejtësi të pavarur, por me drejtësi të drejtuar nga skenarë dhe interesa të caktuara politike apo personale.

Edhe më i rëndë është fakti që media të caktuara, të njohura tashmë për afërsinë me segmente të drejtësisë, furnizohen rregullisht me informacione konfidenciale nga prokurorë të caktuar brenda SPAK-ut. Këta të fundit, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe etikën profesionale, i japin opinionit publik përpara kohe versionin e tyre të akuzës — një ditë përpara se i pandehuri apo studioja e tij ligjore të njihet me akuzën zyrtare. Ky është një akt i papranueshëm që jo vetëm shkel të drejtat procedurale të të hetuarit, por synon të krijojë një dënim publik paraprak, përmes perceptimit dhe jo përmes provës.

Siç deklaron edhe ekipi ligjor i Veliajt: “Jemi thellësisht të shqetësuar që praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e degradimit të procesit.”

Kur akuza shpallet më parë në media sesa në sallën e gjyqit, nuk kemi më të bëjmë me drejtësi, por me dënim me “gjyq popullor”, një praktikë e njohur nga kohët më të errëta të regjimeve autoritare. Nëse SPAK vërtet synon të ruajë integritetin dhe besimin publik, duhet të refuzojë rolin e instrumentit të propagandës dhe të rikthehet te parimet themelore të shtetit të së drejtës: hetimi i drejtë, procesi i rregullt dhe prezumimi i pafajësisë. Çdo devijim nga kjo rrugë e çon vendin jo drejt drejtësisë, por drejt farsës.

/TemA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.