• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

FOTOT/ Identifikohen 4 dhunuesit e avokatit të Berishës. Ja emrat!

29/05/2024
in Kronikë
FOTOT/ Identifikohen 4 dhunuesit e avokatit të Berishës. Ja emrat!

Identifikohen 4 autorët e sulmit me levë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Sipas policisë së Tiranës janë  Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe  Dorian Alia.

Autorët me leva e sende të forta dhunuan mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi. Sulmi ndodhi rreth orës 08:50 (të 29 maj 2024) në zonën e ish-bllokut në Tiranë, sapo avokati kishte dalë nga kopshti nr 31, ku kishte çuar djalin e vogël.

Avokati që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha u dhunua nga tre persona në një zonë të populluar dhe të mbuluar nga kamerat e sigurisë. Nga ajo çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë autorët kanë qenë të pamaskuar por të veshur me kapele dhe me rroba të zeza.

Autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla. Avokati duket se i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta dhe më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta. Policia thotë se ka identifikuar njërin prej autoreve dhe ka ushtruar kontroll në banesën e tij por nuk e ka gjetur. Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.

Mësohet se Mëngjesi ka fraktura në kokë dhe dëmtime të tjera në trup. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, avokati është futur në intubim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës. Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen

Ende nuk është marrë në pyetje dhe zyrtarisht nuk dihet motivi i sulmit. Ndërkohë policia e Tiranës ka shoqëruar 2 persona.

Në spitalin e Traumës e vizitoi Argita Malltezi vajza e ish-kryeministrit Berisha dhe kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Mëngjesi prej 2010 është pedagog në Departamentin e së Drejtës Penale të këtij fakulteti. Ndërkohë ushtron dhe profesionin e avokatit duke mbrojtur ish kryeministrin Sali Berisha në dosjen e aferës së privatizimit të sport klub Partizanit për të cilën po hetohet për akuzën e korrupsionit. Gjithashtu është dhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Më të lexuarat

  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!