• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbulohet kush i bëri bashkë Ervis Martinajn dhe Durim Bamin në kulmin e luftës

28/05/2024
in Kronikë
Zbulohet kush i bëri bashkë Ervis Martinajn dhe Durim Bamin në kulmin e luftës

Zbërthimi i aplikacionit të mesazheve të koduara SKY ECC, që çoi më pas në aksionin e SPAK të njohur si “Metamorfoza 3”, zbuloi planin e disa personave të angazhuar për të vrarë Durim Bamin, personazhin e njohur të botës së krimit nga Fushë-Kruja.

Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli e të tjerë i ishin vënë pas për ta vrarë me kërkesë dhe porosi të Ndokës dhe Martinajt.

Kjo luftë në botën e nëndheshme të krimit të organizuar po zhvillohej gjatë vitit 2020. Por teksa lufta mes palëve ishte e ndezur dhe secili prej tyre ndiqte njëri-tjetrin me synimin për ta vrarë, ndodh një takim i papritur.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, që disponon dosjen e SPAK për këtë operacion, ka mësuar se më 14 Shtator 2020, Ervis Martinaj është takuar me Durim Bamin dhe Valteri Bamin me ndërmjetësimin e Behar Bajrit, ky i fundit nga Shkodra, pjesë e një grupi kriminal në atë qytet.

Lajmi për takimin e tyre mori dhenë dhe u përhap menjëherë në bisedat e SKY ECC të personazheve të përfshirë.

Arben Ndoka komunikoi me Bardhyl Mavrajn dhe ky i fundit e pyeti nëse ka dijeni që Behar Bajri është personi që mundësoi takimin e Durim Bamit me Vis Martinajn.

Ish-deputeti Ndoka u përgjigj duke i thënë se është në dijeni pasi e ka informuar vetë Ervis Martinaj. Në një tjetër bisedë të Martinajt me Marklen Hakën, e datës 14 Shtator 2020 pas takimit me Durim Bamin, Markleni i thotë Vis Martinajt që nuk duhet t’u ketë besë vëllezërve Bami.

Edhe Visi i thotë që “tani që më takuan do t’ju ruhem më shumë, ata e dinë që nuk ja u kam besën”.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!