AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Pse s’më trembin kriminelët’/ Hoxha: Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit…!

by SHT Media
28/05/2024
in Kronikë
6
0
‘Pse s’më trembin kriminelët’/ Hoxha: Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregon se përse flet për kriminelet, politikanët e arrestuar, për aksionet e vazhdueshme të SPAK-ut. E bëj për fëmijët e mi, thotë gazetari, që nesër mos qeverisen nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë. Duhet të luftojmë për vendin tonë, shprehet ai, të përballemi me të keqen, sepse në këtë vend nuk duhet të vendosë e keqja, por ne, se ne jemi zotër të Shqipërisë sonë.

“Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit. Nuk kam dashur t’i njoh, por jam detyruar. Edhe kur nuk kam dashur unë t’i njoh më kanë gjetur ata sepse Shqipëria është një vend i vogël. Ndonjëherë më është dashur edhe të negocioj me ta. Ua njoh taktikat, kërcënimet, jam rrezikuar jo një herë, por shumë herë. Më kanë nisur edhe vrasës me pagesë.

Duhet të gjeja atë balancën e duhur dhe të lija atë batutën e famshme që është të filmi “Kumbari” që thotë: Nuk është asgjë personale, është çështje biznesi. Pra unë jam në këtë punë që mos ngatërrohem me bizneset e tyre. Pra mos hysh në marrëveshje me ta. Sepse nëse bahesh palë me ndonjë prej tyre, je automatikisht i rrezikuar nga grupi tjetër. Deri aty je si një pozicionin e arbitrit në një ndeshke volejbolli. Je ulur në një karrige dhe shikon ndeshjen, mban shënim, mundohesh ta kuptosh se kush po fiton, duhet të gjesh ku po bëhet intriga, ku bëhet hileja, duhet të sqarosh opinionin. publik, ta ekspozosh fenomenin, të bësh apel që duhet reaguar. Unë kam pasur mundësi pafund për të ikur nga ky vend, për të pasur një jetesë më të mirë.

E kam bërë emigracionin shumë shpejt që në 1991-shin. Kam pasur mundësi shumë te mira që t’i rrisja fëmijët e mi në vendet e Bashkimit Evropian dhe të mos kisha këtë stres që kam. Të gjithë më shohin në rrugë, unë jam me duar në xhepa. Nuk kam as badigardë. Neve na ruan vetëm profesioni dhe profesionalizmi në punën që bëjmë. Unë lëviz me duar në xhepa, mund të më gjesh në autobusin e unazës, në një taksi, jam në rrugë pikërisht sepse kam ndjekur profesionin tim. Në momentin që unë jetoj në këtë vend, po rris fëmijët e mi në këtë vend, unë mendoj që duhet të luftojmë për këtë vend. Shpeshherë më pyesin njerëzit:

A nuk ke frikë? Po të kisha prona, do kujdesesha për pronat që kam, por nuk i kam ato. Prona e vetme që kam është flamuri dhe unë luftoj për atë flamur kuqezi. Ky është vendi ynë dhe askush përveç nesh, asnjë ambasador, sekretar shteti, president i një vendi të huaj nuk do ta bëjë këtë vend. Këtë vend do ta bëjmë ne. Dhe që fëmijët e mi mos qeverisen nesër nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë, ne duhet të luftojmë vetë. Unë bëj luftë çdo ditë. Fëmijët i kam të rritur, tani janë në një moshë delikate se kanë kaluar adoleshencën dhe unë bëj luftë që mos ikin. Këtu është shumë e vështirë, sidomos kur zgjedh këtë rrugë.

Shpërblimi më i madh që merr sot është kur del në rrugë, kur shkon në çdo cep të Shqipërisë, vjen një njeri që nuk e ke takuar kurrë, të respekton, të paguan edhe kafenë, bën një foto. Ky është shpërblimi më i madh në punën që ne kemi zgjedhur dhe unë besoj fort që ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Unë luftoj që ta bëj alarmante këtë situatën me kriminelët që të ndërhyjmë shpejt, për të mbrojtur këtë Shqipëri turistike. Nuk vendosin ata për vendin tonë, vendosim ne. Ne duhet të përballemi me të keqen. Mes krimit të organizuar dhe politikanëve, kriminelët më të mëdhenj për mua janë politikanët. Por mos ishte kjo klasë politike, nuk do kishim këtë kriminalitet.”, thotë gazetari në DritareTV.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.