• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Debate në mbledhjen e KLP për Ballën, Stojani: Të ekzekutohet vendimi i KPA-së

27/05/2024
in Kronikë
Debate në mbledhjen e KLP për Ballën, Stojani: Të ekzekutohet vendimi i KPA-së

KLP u mblodh për të diskutuar mbi fatin e Alfred Ballës. Mbledhja drejtohet nga Tartar Baze, nënkryetari i KLP. E vetmja pikë e rendit të ditës është diskutimi nëse ndikon ose jo në vijimin e detyrës së Ballës vendimi i KPA, që përjashton atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Ndërkohë anëtarja Nurihan Sehiti pati disa ‘përplasje’ më nënkryetarin e KLP Tartar Bazaj. Sipas saj, ai nuk duhet të marrë pjesë në votim pasi ka konflikt interesi.

Sokol Stojani: U vendosët kufijtë, një afat brenda të cilit ushtrohet funksioni në institucionet e drejtësisë. Afati është 5 vjeçar, por kur anëtari i KLP qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Ish-kryetari nuk e ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Nurihan Seiti-Tartar Bazajt: Ju nuk duhet të jeni aty, dil në votim për përjashtim. Jeni në konflikt interesi.

Sokol Stojani: Zonja Seiti, ki respekt. Mos më ndërprit!

Nurihan Seiti: Zoti Alfred Balla ka përgjegjshmëri, profesionalizëm…

Sokol Stojani: Ka një kërkesë nga zoti Balla për ndërprerje të procesit të rivlerësimit. Nuk ka se si një organ që duhet të bëjë hetimin administrativ të vazhdojë me procedurat. Por në kushtetutë ndalohet ushtrimi i pozicionit, për një periudhë 15 vjeçare. Siç është rasti konkret. Përshembull ish-Prokurori i Përgjithshëm, që i mbaroi mandati. Po kështu kanë qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Duhet të ishte mbledhje rutinë…Hidhni në votim kërkesën për përjashtimin e Ballës. Sot na ngarkon Kushtetuta dhe ligji të marrim vendim për një nga anëtarët tanë.

Ne këtu jemi për të marrë vendime… Duhet ekzekutuar menjëherë thotë Kushtetuta, çdo pretendim të shkojë në Strasburg. Ky njeri për sa kohë është ndaluar t’i ushtrojë këto funksione, s’mundet t’i ushtrojë. Vendimi i KPA-së nuk mund të vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë, të parashikuar me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet!

Edhe për anëtarin Vath Saka, vendimmarrja e shkallës së dytë të vetting-ut s’mund të kontestohet.

Vath Saka: 3 anëtarë që jemi prezentë sot jemi themelues. Kjo është mbledhja më e vështirë sepse po diskutohet problemi i kryetarit tonë. Të gjykosh vetveten është gjyqi më i vështirë në botë. Ndaj kërkoj që ne sot, të ngrihemi mbi nivelin e emocioneve se natyrisht njihemi me njëri-tjetrin. Por, qenia sot në këtë pozicion është një detyrim ndaj atyre që na kanë zgjedhur. Do ju them një gjë, që të gjithë prokurorët shqiptarët sytë e veshët i kanë në këtë seancë.

Edhe gjyqtarët, edhe opinioni publik. Nuk ka rëndësi se kush është…Prandaj unë kërkoj me shumë dashamirësi të gjithë anëtarëve ta marrim me qetësi e durim. Asnjëri prej nesh s’është i gëzuar, por kemi detyrimin të marrim një vendim. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese. Pasi të marrim vendimin me shkrim, të vazhdojë seanca.

/a.r

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!