AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Nëse me ndodh gjë…”, zbulohet letra që Angelo Onorato i la familjes. Eurodeputetja insiston: Im shoq nuk mund të jetë vetëvrarë

by SHT Media
27/05/2024
in Botë
6
0
“Nëse me ndodh gjë…”, zbulohet letra që Angelo Onorato i la familjes. Eurodeputetja insiston: Im shoq nuk mund të jetë vetëvrarë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PALERMO – Bashkëshortja nuk ka dyshime: “Nuk mund të jetë vetëvrarë”.

Eurodeputetja Francesca Donato e tha të shtunën mes lotësh përpara trupit të pajetë të bashkëshortit të saj, arkitektit Angelo Onorato, i cili u gjet në makinën e tij me një fashetë plastike rreth fytit. Dhe këtë e ripërsëriti edhe të dielën, në një letër të shpërndarë nga avokati Vincenzo Lo Re, i cili flet për “të dhëna objektive dhe subjektive që e përjashtojnë mundësisë e një vetëvrasjeje”. Ai po ashtu shpreh bindjen se në të njëjtin përfundim do të dalë edhe Prokuroria e Palermos.

Një siguri që, siç shkruan Corriere Della Sera, bie në kundërshti me të dhënat e deritanishme që të çojnë në një tjetër drejtim. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë mundësi në këtë pikë, ndërsa mbeten shumë pikëpyetje dhe anë të errëta rreth vdekjes së 56-vjeçarit.

Francesca Donato dhe Angelo Onorato

Të shtunën në mbrëmje, policia mori dëshminë e bashkëshortes dhe vajzës. Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale vijoi të përsëriste se i ati nuk mund të jetë vetëvrarë. Eurodeputetja, e cila u paraqit bashkë me avokatin e familjes, dorëzoi një letër që i shoqi i kishte lënë përfaqësuesit të tij ligjor.

Në letrën, ku nuk përmenden problemet financiare të sipërmarrësit, ka fjalë të përzemërta drejtuar familjes dhe udhëzime për të kontaktuar avokatin e tij në rast se do t’i ndodhte diçka. Për hetuesit, letra nuk ka të dhëna që zbardhin misterin e vdekjes së tij.

Këtë të hënë, në trupin e viktimës pritet të kryhet autopsia që mund të japë një përgjigje më shumë. Mjeku ligjor, i pari që pa kufomën e 56-vjeçarit, i cili u gjet në sediljen e shoferit me rripin e sigurisë të vënë, mohoi që në trupin e tij të kishte shenja dhune. Ashtu siç duket se nuk ka të dhëna për një përleshje të mundshme mes tij dhe një personi tjetër. E vështirë të mendohet se dikush mund ta ketë surprizuar nga pas, ta ketë mbytur, e arkitekti të mos jetë përpjekur të shpëtojë.

Makina ku u gjet viktima, Angelo Onorato
Makina ku u gjet viktima, Angelo Onorato

Edhe pamjet e kamerave të sigurisë duket se mbështesin hipotezën e vetëvrasjes. Makina, e cila u gjet në rrugën Minutilla, paralele me autostradën, nuk ndodhej në një vend që nuk mbulohej nga kamerat. Por nga kamerat që ndodhen aty pranë, nuk rezulton që drejt fuoristradës së Onorato të ketë ndaluar një automjetet tjetër. Në kamera nuk shfaqet as ndonjë kalimtar i rastit. Ndaj e vetmja mundësi është që vrasësi të ketë kapërcyer murin që ndan autostradën, rreth 2 metra i lartë.

Megjithatë, për momentin mungon arsyeja që mund ta ketë çuar Onoraton drejt vetëvrasjes. Pak orë para se të vdiste kishte lënë takim me miqtë e tij. Nga ana tjetër në dritë ka dalë edhe pista e borxheve. Sipërmarrësi, i cili duhet të shlyente disa kredi, sipas Corriere, kishte punë të ndryshme që vijonin dhe nuk jetonte në vështirësi të veçanta ekonomike.

Angelo Onorato, një arkitekt dhe bashkëshorti i eurodeputetes demokristiane Francesca Donato, u gjet i vdekur këtë të shtunë në Palermo të Italisë. 54-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij të zezë Land Rover, në zonën e Ugo La Malfa.
Angelo Onorato

Dhe ja, rikthehet ideja e vrasjes. Por kush kishte motiv për ta vrarë 56-vjeçarin? Sipas hetuesve, Onorato nuk kishte armiq, as nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në situata të rrezikshme. Edhe pse bashkëshortja dhe vajza, duke parë që nuk po kthehej në shtëpi, u vunë menjëherë në kërkim të tij, duke lokalizuar iPhone-in, shenjë që sipas hetuesve tregon se në familje ekzistonte një lloj frike.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.