AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Iran/A mund të shkaktojë vdekja e Raisit “luftë” për postin e liderit suprem?!

by SHT Media
25/05/2024
in Botë
6
0
Iran/A mund të shkaktojë vdekja e Raisit “luftë” për postin e liderit suprem?!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit. Ultra-konservatori Raisi për një kohë të gjatë ishte mbrojtës i Ajatollah Ali Khameneit, i cili gjerësisht besohej se po e përgatiste ish-shefin e drejtësisë për pasardhës të tij. Vdekja e Raisit ka rritur perspektivat e pretenduesve të tjerë, përfshirë edhe djalin e Khameneit, për postin më të lakmuar në Republikën Islamike.

Pa asnjë favorit të dukshëm për të qenë lideri i ardhshëm suprem, vdekja e Raisit në një aksident me helikopter më 19 maj ka të ngjarë të shkaktojë një luftë për pushtet mes anëtarëve të establishmentit klerik të vendit, thanë ekspertët. “Nëse Khamenei nuk mund të kontrollojë këtë garë për pushtet, atëherë ai mund të përballet me një realitet bazik të çështjes së pasardhësit, duke u bërë një faktor destabilizues për regjimin, ndërsa ai është ende gjallë”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin, në Institutin për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.

Asambleja e Ekspertëve me 88 ulëse, anëtarët e së cilës zgjidhen me një mandat tetëvjeçar, ka detyrën e emërimit të liderët të ardhshëm suprem. I dominuar nga anëtarët e linjës së ashpër, trupi klerik nuk është deklaruar sa i përket pasardhësit të mundshëm të Khameneit, 85 vjeç, i cili u bë lider suprem më 1989 pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini. Një panel në Asamble, i përbërë nga tre anëtarë, mban një listë të pasardhësve të mundshëm dhe thuhet se kjo listë nuk është parë as nga anëtarët e tjerë të Asamblesë.

Disa ekspertë thanë se vdekja e Raisit ka rritur shanset për Mojtaba Khamenei, klerik dhe djali i dytë i liderit suprem. Mojtaba Khamenei, 55 vjeç, ka shmangur vëmendjen e publikut, por besohet se ka ndikim të konsiderueshëm në prapaskenë dhe ka lidhje të ngushta me Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike, që luan një rol të madh ushtarak, politik dhe ekonomik në Iran. Por, djali i liderit suprem duket se ka mungesë të aftësive të udhëheqjes dhe kredenciale fetare të nevojshme për postin. Ai shpesh quhet “hoxhatoleslam” një titull që iu referohet klerikëve të rangut të mesëm, megjithëse një agjenci e lajmeve, e lidhur me seminaret fetare, që nga viti 2022 e quan atë Ajatollah, titull nderi që përdoret për klerikët e rangut të lartë.

Në shkurt, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve tha se lideri suprem është kundër trashëgimisë së udhëheqjes, që duket se e përjashton Khamenein e ri nga posti. “Në publik mund të duket si monarki nëse djali i liderit trashëgon postin e të atit”, tha Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Shkollën e Lartë të Gjenevës. Gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, klerikët besnikë ndaj Khomeinit rrëzuan nga pushteti shahun e Iranit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Mohammad Reza Pahlavi. Sabet tha se Khamenei i ri ka ende të ngjarë “të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen e Republikës Islamike”. Një tjetër klerik që besohet se është në garën për rolin e liderit suprem është Ajatollah Alireza A’rafi. Kleriku 67-vjeçar është i afërt me Khamenein dhe është një prej dy zëvendësshefave të Asamblesë së Ekspertëve.

Më 2020, Khamenei emëroi A’rafin në postin e kreut të të gjitha seminareve të Iranit, duke sugjeruar se ai plotëson kriteret rigoroze për t’u bërë lideri i ardhshëm suprem. A’rafi nuk është shumë i njohur, por ky fakt nuk është që i dëmton shanset e tij në këtë garë. “Diçka që duhet të theksojmë lidhur me pozicionet e udhëheqjes në nivel të lartë në Republikën Islamike… është se një kandidat shpesh mund të dalë, le të themi, nga errësira relative”, tha Sabet.

Roli i Gardës Revolucionare
Analistët thanë se Garda Revolucionare Islamike ka të ngjarë që të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasardhësit të Khomeneit, në një përpjekje për të mbrojtur interesat e veta. Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin për Shtetet Arabe të Gjirit, me seli në Uashington, tha se Raisi ishte kandidati ideal i Gardës Revolucionare, sepse ai ishte “njeri i lakueshëm, pa ide të pavarura”. “Ajatollah Khamenei dhe Garda Revolucionare tani duhet që të identifikojnë një individë të thjeshtë sikurse presidenti i ndjerë Raisi”, tha Alfoneh. Në fillim të viteve ’80, Khomeini e emëroi Ajatollah Hossein Ali Montazeri si zëvendës të tij. Por, ata më pas prishën raportet dhe posti i Montazerit u shua.

Në vitin 2018, mes thashethemeve për përkeqësim të shëndetit të Khameneit, kishte bisedime për rikthimin e postit të zëvendësliderit suprem, por këto bisedime nuk u konkretizuan. “Ky mosvullnet për të ndarë skenën me dikë tjetër – nga frika se e humb autoritetin – ka bërë që të gjithë të hamendësojnë se kush mund të jetë pasardhësi i Khameneit”, tha Vatanka. “Paqartësia e Khameneit rreth çështjes së pasardhësit ka më shumë gjasa që tani të jetë një detyrim sesa një aset”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.