AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kushtetuesja e Shqipërisë merr kryesinë e radhës së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane

by SHT Media
23/05/2024
in Kronikë
6
0
Kushtetuesja e Shqipërisë merr kryesinë e radhës së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë merr kryesinë e radhës së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane!

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj,  Sandër Beci, gjyqtar, si dhe Vilma Premti, drejtore e kabinetit, mori pjesë në Kongresin e XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane me temë “Format dhe kufizimet e vetëpërmbajtjes gjyqësore: përvoja e gjykatave kushtetuese”, i cili u zhvillua në Kishinau, Moldavi, në datat 22 – 23 maj 2024, nën kryesinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Moldavisë.

Në Kongres merrnin pjesë kryetarë dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve ekuivalente evropiane që ushtrojnë kontroll kushtetues, anëtarë të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, përfaqësues të tjerë të rëndësishëm, si znj. Siofra O’Leary, Kryetare e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Claire Bazy Malaurie, Kryetare e Komisionit të Venecies, si dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit në Republikën e Moldavisë.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane që prej vitit 2002 dhe ka marrë pjesë rregullisht në kongreset dhe veprimtaritë e organizuara në kuadër të kësaj anëtarësie. Konferenca e Gjykatave Kushtetuese Evropiane është themeluar në vitin 1972 dhe bashkon në gjirin e vet rreth 40 gjykata dhe institucione kushtetuese ekuivalente. Qëllimi i krijimit të saj ka qenë promovimi dhe shkëmbimi i informacionit mes anëtarëve të saj rreth çështjeve që lidhen me metodat dhe praktikat e kontrollit kushtetues, si dhe ndarja e përvojave dhe opinioneve për problemet institucionale, strukturore dhe praktike në fushën e së drejtës kushtetuese dhe atë publike.

Në kuadër të punimeve të Kongresit të XIX të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane është mbledhur një prej organeve të Konferencës – Rrethi i Kryetarëve – i cili ka marrë në shqyrtim edhe kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të kësaj Konference. Duke qenë se nuk u arrit të merrej numri i nevojshëm i votave për miratimin e kësaj kërkese, Rrethi i Kryetarëve ka vendosur ngritjen e një komiteti, pjesë e të cilit është edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, i cili do të përgatisë materialet e nevojshme për rishqyrtimin e kësaj kërkese në kuadër të takimit të ardhshëm të Rrethit të Kryetarëve. Po ashtu, Rrethi i Kryetarëve ka miratuar me shumicë të cilësuar votash kandidaturën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të qenë gjykata kryesuese e kësaj konference për tri vitet e ardhshme dhe gjykata organizatore e Kongresit të XX të saj në Shqipëri./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.