• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Megaoperacioni/ Trejsi doli në dosjen e SPAK, avokati tregon rolin e “vajzave spiune” në grupet kriminale

22/05/2024
in Kronikë
Megaoperacioni/ Trejsi doli në dosjen e SPAK, avokati tregon rolin e “vajzave spiune” në grupet kriminale

Modelja e njohur Trejsi Sejdini doli në dosjen e SPAK gjatë operacionit për goditjen e 50 emrave të njohur të botës së krimit në vend.

Emri i Trejsit ishte përmendur nga personazhe të botës së krimit në aplikacionin e koduar “SKY”.

Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500 dollarë Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Duke folur rreth kësaj, avokati Kujtim Ibraj tha në emisionin “Breaking” në Top News, se përgjithësisht vajzat që shpesh mund të jenë edhe personazhe publike, kanë rolin e spiunit. Ai tha se ato përdoren për të mbledhur informacion, por rrallë herë për të nxjerrë dikë në pritë.

“Këto janë vajza spiune, përdoren si karrem për marrjen e informacionit nga grupe kriminale apo nxjerrjen në pritë. E bëjnë kundrejt pagesave, apo edhe në raste kur i blejnë rroba të shtrenjta e të tjera. Janë gjëra banale. Nuk ka patur raste kur një vajzë ka nxjerrë në pritë, vetëm kur personi mund të ketë qenë totalisht i pakujdesshëm”, u shpreh Ibraj.

Ndërsa gazetarja Aida Topalli tha se një rast i dyshuar për nxjerrje në pritë nga një femër, është ai i vrasjes ë Hekuran Billës.

“U përfol një vajzë në rastin e vrasjes së Hekuran Billës te Komuna e Parisit, në atë kohë hetimet policore kishin krijuar bindjen që e kishte nxjerrë kjo në pritë”, u shpreh ajo./m.j

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!