AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Kam gjakderdhje, më ndihmoni’/ Horror në Angli, gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri pasi la fëmijët në shkollë

by SHT Media
21/05/2024
in Kronikë
6
0
‘Kam gjakderdhje, më ndihmoni’/ Horror në Angli, gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri pasi la fëmijët në shkollë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luton të Anglisë, ku një grua shqiptare është sulmuar brutalisht me thikë pasi la fëmijët në shkollë.

Daily Mail raporton se shqiptarja sapo kishte lënë fëmijët e saj në shkollë rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, kur u sulmua nga një burrë në mes të rrugës. Ai e kapi prej fyti dhe i vendosi dorën në gojë që ajo të mos bërtiste.

Më pas, ai nisi ta qëllonte disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Një person është arrestuar nga policia britanike në lidhje me ngjarjen tronditëse dhe dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj.

Dëshmitarët thanë se gruaja nisi të thërriste “më ndihmoni, kam gjakderdhje”, pas sulmit brutal. Ajo është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje kritike nën kujdesin e mjekëve.

Një dëshmitar tha se e njihte gruan, një shtetase shqiptare e cila kohët e fundit kishte patur gjithnjë e më shumë probleme me ish-bashkëshortin i cili ishte shndërruar në person të dhunshëm.

Policia tha se fëmijët ishin të sigurt në shkollë, duke mos zbuluar emrin, por besohet të jetë “Beech Hill Community Primary”.

Oficerët janë vendosur të qëndrojnë në zonë për t’u siguruar që nuk do të ketë probleme të tjera.

“Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”, u shpreh një zëdhënës i policisë./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.