• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

E BUJSHME! Rishi Sunak nesër në Romë, pas dështimin me Ruandën do t’i kërkojë Ramës marrëveshje të njëjtë si me Me

16/12/2023
in Kryesore
E BUJSHME! Rishi Sunak nesër në Romë, pas dështimin me Ruandën do t’i kërkojë Ramës marrëveshje të njëjtë si me Me

Kryeministri britanik nesër në mëngjes do të udhëtojë në Romë për një mini samit mbi migracionin ilegal.

Rishi Sunak do të diskutojë planet radikale për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve jashtë vendit të tij.

Në Romë për një mini samitin mbi migracionin ilegal ai do të diskutojë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe homologun shqiptar Edi Rama.

Më pas Sunak do të mbajë një fjalim mbi këtë temë në një konferencë të organizuar nga partia “Vëllezërit e Italisë” e zonjës Meloni.

Sunak ra dakord për një marrëveshje historike kthimesh të emigrantëve të dënuar ose të paligjshëm me kryeministrin Rama vitin e kaluar, pas së cilës numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht Kanalin ra me 90 për qind.

Nesër ai pritet të diskutojë një marrëveshje të re sikurse Italia do të dërgojë emigrantët e paligjshëm në Shqipëri për të trajtuar kërkesat e tyre për azil.

Sipas marrëveshjes me Italinë, për 36,000 emigrantë në vit do të përpunohen kërkesat e tyre në Shqipëri në dy qendra të ndërtuara dhe drejtuar nga Italia.

Qeveria Britanike, zbulon Daily Mail, pranoi se Sunak është i interesuar të ndjekë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë, pasi dështoi skema me qeverinë e Ruandës.

Një zëdhënës tha se samiti i nesërm do të ‘përqendrohet në partneritetet ekzistuese dhe marrëveshjen e kthimit të emigrantëve me Shqipërinë’. Por një burim konfirmoi për Daily Mail se në rend dite do të jetë edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë.

Italia është në vijën e parë të krizës së migracionit të BE-së, me rreth 130,000 të ardhur në nëntë muajt e parë të këtij viti. Sipas marrëveshjes, Italia do të dërgojë deri në 3000 njerëz në muaj në Shqipëri për përpunimin e azilkërkuesve.

Pasi të jenë vlerësuar kërkesat e tyre, Italia do të jetë përgjegjëse ose për rivendosjen e tyre ose për dëbimin e tyre.
Skema është e ndryshme nga partneriteti i Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, sipas të cilit migrantët nuk do të kenë asnjë mundësi për të aplikuar për azil këtu.

Por disa ministra besojnë se një marrëveshje ‘offshoring’ do të ishte më e lehtë për të kapërcyer gjykatat, veçanërisht me një vend si Shqipëria ku tashmë ka një marrëveshje kthimi. Një burim qeveritar tha sot se skema nënvizoi interesin në rritje të vendeve të tjera evropiane në përpjekjen për të penguar emigrantët e paligjshëm.

Gjermania, Danimarka dhe Austria janë ndër shtetet e tjera europiane që po kërkojnë të gjejnë partnerë për marrëveshje të stilit të Ruandës.
Duket se Shqipëria është vendi i vetëm ose më saktë shihet si i tillë në Europë, për të mirëpritur emigrantë, plehra, lëndë kimike apo çdo gjë tjetër që Europa nuk i dëshiron. Kjo ka një arsye: Shqipëria është ndoshta po ashtu vendi i vetëm që ka nevojë për para, përderisa mbetet vendi i parë që preferohet nga vendet e zhvilluara për të siguruar të tilla marrëveshje.

/Liberale.al/

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

    Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makina merr përpara dhitë në Orikum-Vlorë, ngordhin 10 bagëti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës: Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, Kokalari: Publikimi i kritereve 24 orë para, vendim absurd dhe i qëllimshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!