• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

22/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

Hetimi i SPAK për dosjen “Aruba” dhe çështjen e Zvërnecit nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm të mediave shqiptare.

Regjistri zyrtar i kërkesave për informacion, i administruar nga Prokuroria e Posaçme gjatë muajit qershor, tregon se disa nga mediat më të mëdha ndërkombëtare kanë kërkuar sqarime zyrtare lidhur me hetimin që lidhet me transaksionet e tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe projektin e investimit ku është përfshirë edhe emri i Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump.

Interesi i mediave të huaja vjen në një kohë kur Shqipëria prej më shumë se 50 ditësh është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, të cilat nisën në Zvërnec si kundërshtim ndaj projektit turistik, por më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër politikave të qeverisë për zhvillimin e territorit dhe menaxhimin e pronave publike.

Ndërkohë, SPAK ka konfirmuar se ka nisur një hetim penal lidhur me çështjen e Zvërnecit. Në kuadër të këtij hetimi, sipas burimeve, është bllokuar edhe transaksioni për shitjen e tokës, ndërsa po verifikohen procedurat që lidhen me pronësinë dhe zhvillimin e projektit. Pra jemi te dosja “Aruba”.

Regjistri i kërkesave për informacion tregon se më 2 qershor CNN London iu drejtua zyrtarisht SPAK-ut duke pyetur nëse ishte hapur një hetim për projektin e resortit në zonën e mbrojtur Pishë-Poro–Nartë dhe nëse hetimi përfshinte edhe blerjen e tokave nga kompania Affinity Partners, fondi i investimeve i lidhur me Jared Kushner.

Në përgjigjen e kthyer më 8 qershor, SPAK shkruan se “nuk ka një hetim të hapur për ndonjë projekt të lidhur me Jared Kushner“, por njëkohësisht sqaron se ka nisur një hetim të veçantë, i cili sipas Prokurorisë nuk lidhet me objektin e pyetjes së medias. SPAK shton se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë detaje të tjera.

Një kërkesë pothuajse identike i është dërguar SPAK-ut edhe nga Fox News, e cila kërkoi konfirmim nëse Prokuroria po hetonte një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner.

Edhe në këtë rast përgjigjja e SPAK ishte e njëjtë. Prokuroria thekson se nuk ka një hetim për ndonjë projekt të lidhur me Kushner, por konfirmon se ekziston një hetim tjetër, për të cilin nuk mund të bëhen publike detaje për shkak të sekretit hetimor.

Interes të veçantë ka shfaqur edhe The New York Times, përmes redaksisë së saj në Londër. Gazeta amerikane kërkoi të dinte nëse SPAK po hetonte ndryshimet e statusit të ishullit të Sazanit dhe të qindra hektarëve në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë, si dhe nëse këto ndryshime të vitit 2024 kishin hapur rrugën për zhvillimin turistik në zonë. Në kërkesë përmendej gjithashtu rëndësia ekologjike e territorit, duke kujtuar se bëhet fjalë për një zonë me flamingo, breshka detare dhe specie të tjera të mbrojtura. Në regjistër rezulton se SPAK ka kthyer përgjigje më 4 qershor, pa bërë publik përmbajtjen e saj.

Edhe Anadolu Agency iu drejtua Prokurorisë së Posaçme për të marrë informacion mbi veprimet e ndërmarra ndaj kompanisë Albania Land Development, e cila zotëron tokat ku parashikohet zhvillimi i projektit në Zvërnec. Agjencia kërkoi të dinte bazën ligjore të sekuestrimit preventiv të llogarive bankare, shtrirjen e hetimit dhe nëse po verifikoheshin edhe subjekte të tjera të përfshira në transaksionet e tokave.

Në përgjigjen e saj, SPAK përsëriti se nuk ka një hetim të hapur për ndonjë projekt të lidhur me Jared Kushner, por konfirmoi ekzistencën e një hetimi tjetër që nuk mund të bëhet publik. Gjithashtu, Prokuroria sqaroi se nuk kishte urdhëruar sekuestrim preventiv të llogarive bankare të Albania Land Development.

Interesi i mediave ndërkombëtare nuk kufizohet vetëm te këto redaksi. Në regjistrin zyrtar figurojnë gjithashtu kërkesa nga SeeNews, e cila pyeti për raportimet mbi bllokimin e fondeve të kompanive të vëllezërve Khayatt, ndërsa SPAK u përgjigj se nuk kishte sekuestruar llogaritë bankare të tyre. Po ashtu ka pasur dhe media të tjera. /Pamfleti

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!