AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

by SHT Media
22/11/2026
in Kosovë
6
0
Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët vlerësojnë se inflacioni prej 7.1 për qind në Kosovë po rëndon veçanërisht qytetarët me të ardhura të ulëta, ndaj ato kërkojnë që qeveria të marrë masa për zbutjen e tij.

“Një normë kaq e madhe, ose dyfishimi në raport me rajonin, për mendimin tim, është shqetësues sepse sigurisht që ndikohet jashtëzakonisht shumë tek qytetarët të cilët kanë të ardhura të vogla.

Prandaj konsideroj që është shumë e rëndësishme që institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin hapa të duhur, në mënyrë që të ulin këtë inflacion, i cili po ndikon në jetesën e qytetarëve”, tha Lulzim Beqiri.

“Qeveria duhet të gjejë mekanizma për të luftuar inflacionin dhe në këtë drejtim manevrimi apo oscilimi, qoftë me akcizën në produkte strategjike, qoftë në përgjysmimin apo ngrirjen e tatimit në vlerën e shtuar në produkte esenciale, ndoshta kishte me qenë vetë një ndihmë që do të ndikonte në shportën e qytetarit”, tha Safet Kërxhaliu, ish-kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës

Ekspertet kanë identifikuar si shkak te rritjes se inflacionit varësinë e lartë nga importi, kostot e energjisë elektrike dhe transportit, si dhe mungesën e mbikëqyrjes së tregut si faktorë që ndikojnë në rritjen e çmimeve.

“Në realitet, shumë qytetarë, rreth 25.000 familje ballafaqohen me mbijetesë, me një numër rreth 100.000 qytetarë apo 1/3 e popullsisë e cila varet nga ndihmat e shtetit.

Prandaj konsideroj që është shumë e rëndësishme që të ndërmerren masa sidomos në uljen e kostos së energjisë elektrike, pastaj mbështetjen e bizneseve, sidomos bizneseve prodhuese në mënyrë që me ulë sadopak varësinë nga importi”, shtoi Beqiri.

“Nuk jetohet nga ndihmat sociale, duhet vërtet të jemi të orientuar drejt zhvillimit ekonomik dhe ky zhvillim ekonomik duhet të përfshijë në partneritet sektorin privat dhe në veçanti sektorin prodhues”, theksoi Kërxhaliu.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026

Vuçiç drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender

22/11/2026

Operacioni në Gramsh / Kokaina u zbulua në banesat e dy personave me “arrest shtëpie”, nën hetim edhe policët

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve
  • Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.