• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

PS shtyn mbylljen e sesionit parlamentar, Rama nesër ‘tërmet’ në qeveri!

23/07/2026
in Kryesore, Politikë
PS shtyn mbylljen e sesionit parlamentar, Rama nesër ‘tërmet’ në qeveri!

Një ditë përpara mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, mazhoranca ka vendosur të shtyjë mbylljen e sesionit parlamentar.

Në vend që seanca e fundit të zhvillohej sot, Kuvendi do të mblidhet sërish më 30 korrik, një lëvizje që sipas burimeve lidhet me ndryshimet e pritshme në kabinetin qeveritar.

Vendimi u miratua gjatë seancës së sotme plenare, ku deputetët votuan që seanca e radhës të zhvillohet më 30 korrik. Zyrtarisht, caktimi i kësaj date erdhi pasi në Konferencën e Kryetarëve nuk u arrit dakordësi për kalendarin dhe rendin e ditës, duke bërë që çështja t’i kalonte për vendimmarrje vetë Kuvendit.

Megjithatë, sipas burimeve, arsyeja reale e shtyrjes së mbylljes së sesionit parlamentar lidhet me zhvillimet që priten nesër. Sipas burimeve, në mbledhjen që do të mbahet te Pallati i Brigadave, Edi Rama do të largojë pjesën më të madhe të ministrave. Dhe sipas burimeve, mazhoranca i ka lënë kohë Presidentit të Republikës të dekretojë ministrat e rinj, me qëllim votimin e tyre në seancën e 30 korrikut.

Në favor të këtij skenari flet edhe rendi i ditës i seancës së ardhshme. Aktualisht, në axhendë janë vetëm dy projektligje, ai “Për Arkivat” dhe projektligji “Për të Drejtën e Autorit”, çështje që nuk konsiderohen me peshë politike dhe që, sipas burimeve, nuk do të ishin të mjaftueshme për të justifikuar shtyrjen e mbylljes së sesionit me një javë.

Vëmendja tashmë është përqendruar te mbledhja e së premtes në Pallatin e Brigadave, ku Edi Rama pritet të analizojë punën e qeverisë, ministrave dhe deputetëve socialistë.

Megjithëse në axhendën zyrtare nuk parashikohen ndryshime në kabinet, në korridoret e mazhorancës prej ditësh flitet për një riformatim të qeverisë, ndërsa vendimi për shtyrjen e seancës plenare shihet si hapi procedural për finalizimin e këtyre lëvizjeve.  

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!