AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

by Alb Times
22/07/2026
in Politikë
6
0
Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 53 ditësh protestash të përditshme para Kryeministrisë, lëvizja qytetare kundër qeverisë do ta zhvendosë këtë të enjte aksionin përpara godinës së Kuvendit, në ditën kur do të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

Prej disa ditësh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:30, një orë e gjysmë përpara nisjes së seancës plenare të parashikuar për në 10:00, me synimin për të bllokuar hyrjen e deputetëve në Parlament.

Në thirrjet e shpërndara në rrjetet sociale, protestuesve u është kërkuar të paraqiten të pajisur me vezë, domate dhe miell, për t’i përdorur si formë simbolike proteste ndaj mazhorancës.

Për shkak të paralajmërimeve për një pjesëmarrje të lartë dhe mundësisë së incidenteve, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të shtuar. Sipas burimeve, rreth 1.200 efektivë policie do të angazhohen për sigurinë e godinës së Kuvendit dhe të institucioneve përreth.

Masat e sigurisë kanë nisur që këtë të mërkurë, kur përpara godinës së Kuvendit dhe në rrugët përreth janë vendosur kordonë metalikë, ndërsa perimetri i Parlamentit do të ruhet nga forca të shumta policore gjatë gjithë zhvillimit të protestës dhe seancës plenare.

Kjo nuk është hera e parë që protesta zhvendoset para Kuvendit. Më 2 korrik, një tubim i ngjashëm u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa pas incidenteve u arrestuan 19 persona.

Edhe këtë të hënë protestuesit u mblodhën përpara Parlamentit, por policia kishte ngritur një kordon sigurie rreth godinës, duke shmangur përshkallëzimin e situatës dhe incidentet që ishin regjistruar në protestën e mëparshme.

Organizatorët kanë bërë të qartë se aksioni i së enjtes synon të ushtrojë presion mbi deputetët në ditën e fundit të punimeve të Kuvendit për këtë sesion parlamentar, ndërsa kërkesat e protestës mbeten të pandryshuara: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i qeverisë, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, anulimi i “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.