AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

by SHT Media
12/01/2026
in Botë
6
0
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë “opsione ushtarake shumë të forta” kundër Iranit, në një kohë kur protestat masive antiqeveritare në vend kanë hyrë në javën e tretë dhe, sipas raportimeve, kanë shkaktuar vdekjen e qindra personave.

Agjencia amerikane për të drejtat e njeriut, Human Rights Activist News Agency (HRANA), thotë se ka verifikuar vdekjen e afro 500 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Ndërkohë, burime për BBC-në shprehen se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Trump ka kërcënuar me ndërhyrje dhe ka deklaruar se zyrtarë iranianë e kanë kontaktuar atë “për të negociuar”, por ka shtuar se “mund të na duhet të veprojmë para se të zhvillohet një takim”. Ai nuk ka dhënë detaje konkrete mbi natyrën e opsioneve ushtarake apo mbi negociatat e përmendura, edhe pse tha se “një takim po përgatitet”.

Sipas Trump, udhëheqësit iranianë “duan të negociojnë sepse janë lodhur duke u goditur nga Shtetet e Bashkuara”. Një zyrtar amerikan i ka thënë CBS se presidenti Trump është informuar për mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj Iranit. Alternativa të tjera, sipas Wall Street Journal, përfshijnë forcimin e burimeve antiqeveritare online, përdorimin e armëve kibernetike kundër ushtrisë iraniane, si dhe vendosjen e sanksioneve të reja.

Nga ana tjetër, udhëheqësit iranianë i kanë cilësuar protestuesit si “një grup vandalësh” dhe kanë bërë thirrje për marshime pro-qeveritare. Qeveria iraniane ka shpallur gjithashtu tre ditë zie kombëtare për ata që i ka quajtur “martirë të rënë në një betejë kombëtare kundër SHBA-së dhe Izraelit”, të cilët Teherani i akuzon për nxitjen e trazirave.

Protestat nisën në fund të dhjetorit, fillimisht si reagim ndaj rënies drastike të vlerës së monedhës iraniane, por shpejt u shndërruan në një krizë serioze legjitimiteti për Liderin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Sipas HRANA-s, mbi 10,600 persona janë arrestuar gjatë dy javëve të fundit. BBC raporton se ka numëruar rreth 180 thasë mortorë në pamje filmike nga një morg pranë Teheranit. Një burim tha se “rrugët e kryeqytetit janë plot me gjak”, ndërsa trupat e pajetë po largohen me kamionë.

Pamjet tregojnë trupa të mbështjellë të shtrirë në ambient të hapur, ndërsa dëgjohen britma dhe të qara të njerëzve që kërkojnë të afërmit e tyre. Autoritetet thuhet se po varrosin disa trupa fshehurazi para agimit për të shmangur identifikimin, ndërsa punonjësit bashkiakë po pastrojnë gjatë natës gjurmët e gjakut dhe automjetet e djegura.

Burime të shumta raportojnë gjithashtu përdorimin e dronëve mbi turma dhe lagje banimi për të identifikuar dhe ndjekur protestuesit. Raportimi nga brenda Iranit është jashtëzakonisht i vështirë, pasi qeveria ka vendosur një ndërprerje totale të internetit. Disa qytetarë po përdorin lidhje satelitore ose Starlink për të komunikuar, por kanë frikë se këto mund të përdoren për t’i gjurmuar. “Ne nuk mund të dërgojmë as mesazhe”, tha një burim nga jugu i Iranit. “Vetëm qeveria po dërgon mesazhe kërcënuese”.

Trump deklaroi se do të fliste me Elon Musk, pronarin e SpaceX, për mundësinë e rikthimit të internetit në Iran. Protestat aktuale janë më të mëdhatë që nga viti 2022, kur shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, e ndaluar nga policia e moralit për shkelje të rregullave të veshjes. Khamenei ka akuzuar protestuesit se po përpiqen të “kënaqin” Trumpin, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm iranian ka paralajmëruar se protestuesit do të konsiderohen “armiq të Zotit”, një akuzë që në Iran dënohet me vdekje.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian ka paralajmëruar SHBA-në që të mos bëjë “llogari të gabuara”, duke thënë se çdo sulm ndaj Iranit do ta kthente në objektiv legjitim bazat ushtarake amerikane dhe izraelite, si dhe transportin detar në rajon. Nga ana tjetër, Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit dhe i mërguar jashtë vendit, deklaroi se protestat “kanë tronditur themelet e regjimit”, duke shtuar se “respresioni ndaj popullit nuk është shenjë force, por frike nga kolapsi”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.