AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës

by SHT Media
08/01/2026
in Botë
6
0
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, në thelb, “një operacion i madh imobiliar”. Këtë ide Donald Trump e ka përsëritur disa herë që prej vitit 2019, kur për herë të parë hodhi publikisht hipotezën e blerjes së ishullit të madh arktik nga Danimarka. Tani që presidenti amerikan duket më i vendosur se kurrë për të paraqitur një ofertë ndaj pronarit aktual, lind natyrshëm pyetja: sa vlen Groenlanda?

Një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është qasja historike. Shtetet e Bashkuara kanë tentuar edhe më parë ta blejnë ishullin. Pas blerjes së Alaskës nga Rusia për 7,2 milionë dollarë, në vitin 1868 sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward, shqyrtoi mundësinë e blerjes së Groenlandës dhe Islandës për 5,5 milionë dollarë, por pa paraqitur kurrë një ofertë formale.

Një propozim zyrtar u bë në vitin 1946 nga presidenti Harry Truman, i cili i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë në shufra ari për ta bindur të shiste territorin. Oferta u refuzua. Sipas vlerësimeve të think tank-ut konservator American Action Forum, kjo shumë do të ishte sot e barasvlershme me rreth 1,6 miliardë dollarë.

vcMegjithatë, nëse shuma përllogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të SHBA-së në vitin 1946 dhe atë të vitit 2025, rezulton se Trump do të duhej të ofronte rreth 12,9 miliardë dollarë për të barazuar propozimin e Trumanit.

Që nga viti 1946, megjithatë, ekonomia globale ka ndryshuar ndjeshëm. Prandaj, një “çmim” i mundshëm i Groenlandës do të duhej të merrte parasysh vlerën e saj për ekonominë amerikane dhe botërore. Vlerësohet se ishulli përmban burime minerare me një vlerë totale prej rreth 4.400 miliardë dollarësh: afërsisht 1.700 miliardë dollarë naftë dhe gaz, nxjerrja e të cilave aktualisht është e ndaluar për arsye mjedisore si dhe 2.700 miliardë dollarë minerale të tjera, përfshirë tokat e rralla me rëndësi strategjike.

Megjithatë, shfrytëzimi i këtyre rezervave është jashtëzakonisht i vështirë për shkak të klimës së ashpër, mungesës së fuqisë punëtore dhe infrastrukturës së pamjaftueshme. Më pak se 2% e territorit të Groenlandës është aktualisht i mbuluar nga licenca eksplorimi minerar.

Për këtë arsye, American Action Forum vlerëson se vlera aktuale e burimeve realisht të shfrytëzueshme është rreth 186 miliardë dollarë. Kjo shifër, megjithatë, nuk merr parasysh mundësinë që Shtetet e Bashkuara, në rast pronësie, të shtonin ndjeshëm aktivitetin minerar dhe naftë-nxjerrës, në frymën e sloganit “Drill, baby, drill”.

Përtej burimeve natyrore, Groenlanda ka rëndësi të madhe edhe për arsye gjeopolitike. “Na duhet për sigurinë tonë”, ka deklaruar Trump, duke iu referuar pozicionit strategjik të ishullit në Arktik. Me shkrirjen e akullnajave dhe përparimin teknologjik, rajoni po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një zonë rivaliteti mes fuqive të mëdha: Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Por si mund të vlerësohet në terma monetarë kjo komponentë joekonomike, por strategjike dhe ushtarake? Nëse Groenlanda trajtohet si një “aset imobiliar”, atëherë sipas think tank-ut, ajo mund të vlerësohet me kriteret e këtij tregu.

Nëse SHBA-të do të blinin të gjitha ndërtesat ekzistuese në Islandë, një vend me pozicion të ngjashëm gjeostrategjik, do të duhej të paguanin rreth 131 miliardë dollarë, ose 1,28 milionë dollarë për kilometër katror. Duke e aplikuar këtë vlerë në gjithë territorin e Groenlandës, çmimi total do të arrinte në 2.760 miliardë dollarë, rreth 9% e PBB-së amerikane dhe 7% e borxhit publik të SHBA-së.

Shuma është shumë e lartë, por jo e paprecedentë nëse shihen rastet historike. Në vitin 1803, për shembull, SHBA-të blenë Luizianën nga Franca, një territor sa një e njëzeta e Groenlandës – për 15 milionë dollarë, ose rreth 3% të PBB-së së asaj kohe, që sot do të përkthehej në rreth 890 miliardë dollarë.

Edhe më të favorshme për Shtetet e Bashkuara, sidomos në raport me përfitimet afatgjata, ishin blerja e Floridës nga Spanja në vitin 1819 (5 milionë dollarë, 0,68% e PBB-së), e Alaskës nga Rusia në vitin 1867 (7,2 milionë dollarë, 0,09% e PBB-së) dhe e Ishujve të Virgjër Amerikanë, të cilët Danimarka i shiti për 25 milionë dollarë në vitin 1917 (0,04% e PBB-së).

Megjithatë, shumica e këtyre precedentëve i përkasin një epoke kur territoret konsideroheshin, në të drejtën ndërkombëtare, si pasuri të negociueshme dhe objekt blerjeje e shitjeje. Konsolidimi i shteteve-komb, parimi i sovranitetit dhe ai i vetëvendosjes së popujve e bëjnë sot idenë e blerjes së Groenlandës nga Trump të duket jashtë kohe, ose të paktën shumë e vështirë për t’u materializuar përmes një kontrate dypalëshe.

Jo rastësisht, në një deklaratë të përbashkët, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Spanja theksuan se “Groenlanda i përket popullit të saj: vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtën të vendosin për çështjet që i prekin ato”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.