AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Venezuela pritet të eksportojë deri në 2 miliardë dollarë naftë drejt SHBA-ve

by SHT Media
07/01/2026
in Botë
6
0
Venezuela pritet të eksportojë deri në 2 miliardë dollarë naftë drejt SHBA-ve
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje që parashikon eksportimin e deri në 2 miliardë dollarë naftë venezuelase drejt tregut amerikan.

Ky shihet si një zhvillim që sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe një ridrejtim të furnizimeve nga Kina drejt SHBA-ve.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se marrëveshja do t’i lejojë Karakasit të shmangë shkurtime më të thella të prodhimit të naftës, ndërsa njëkohësisht i shërben interesave strategjike të Uashingtonit. Sipas Trump, qeveria venezuelase po i përgjigjet kërkesave të SHBA-ve për hapje më të madhe ndaj kompanive amerikane të energjisë, raporton Reuters.

Trump ka deklaruar më herët se dëshiron që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, t’u japë SHBA-ve dhe kompanive private amerikane “akses të plotë” në industrinë e naftës së vendit.

Venezuela aktualisht ka miliona fuçi naftë të ngarkuara në cisterna dhe depo, të cilat nuk ka mundur t’i eksportojë për shkak të bllokadës së vendosur nga SHBA-të që prej mesit të dhjetorit. Kjo bllokadë ishte pjesë e presionit në rritje ndaj qeverisë së presidentit Nicolas Maduro, presion që kulmoi me kapjen e tij nga forcat amerikane gjatë fundjavës. Zyrtarë të lartë venezuelianë e kanë cilësuar këtë veprim si “rrëmbim” dhe kanë akuzuar SHBA-të për përpjekje për të përvetësuar rezervat e mëdha të naftës së vendit.

Trump tha se Venezuela do t’i “dorëzojë” SHBA-ve mes 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar, duke shtuar se ajo do të shitet me çmim tregu dhe se të ardhurat do të administrohen nga presidenti amerikan për të garantuar, sipas tij, përfitime për popullin e të dy vendeve. Zbatimi i marrëveshjes do të drejtohet nga Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ndërsa nafta do të merret drejtpërdrejt nga anijet dhe do të dërgohet në portet amerikane.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, furnizimi i kësaj sasie nafte drejt SHBA-ve mund të kërkojë ridrejtimin e ngarkesave që fillimisht ishin destinuar për Kinën, e cila ka qenë blerësi kryesor i naftës venezuelase gjatë dekadës së fundit, veçanërisht pas sanksioneve amerikane të vitit 2020.

Chevron në qendër të eksporteve drejt SHBA-ve

Aktualisht, fluksi i naftës venezuelase drejt SHBA-ve kontrollohet pothuajse tërësisht nga kompania amerikane Chevron, partneri kryesor i PDVSA-së në sipërmarrjet e përbashkëta.

Chevron ka eksportuar mes 100 mijë dhe 150 mijë fuçi në ditë drejt SHBA-ve dhe ka qenë e vetmja kompani që ka vazhduar ngarkimin dhe transportin e naftës gjatë bllokadës, nën një autorizim të posaçëm amerikan.

Ende mbetet e paqartë nëse Venezuela do të ketë akses në të ardhurat nga këto furnizime, pasi sanksionet e përjashtojnë PDVSA-në nga sistemi financiar global, me llogari bankare të ngrira dhe pa mundësi transaksionesh në dollarë amerikanë.

Sipas Reuters, nafta kryesore venezuelase, Merey, është shitur me rreth 22 dollarë për fuçi nën çmimin referencë Brent, duke e çuar vlerën e marrëveshjes deri në rreth 1.9 miliardë dollarë.

Diskutime për ankande dhe rezerva strategjike

Zyrtarë venezuelianë dhe amerikanë kanë diskutuar gjithashtu mekanizma të mundshëm shitjeje, përfshirë ankande për blerës amerikanë dhe licenca amerikane për partnerët e PDVSA-së, çka mund të çojë në kontrata të reja furnizimi. Disa kompani ndërkombëtare kanë nisur tashmë përgatitjet për të marrë sërish ngarkesa nga Venezuela, raporton Reuters.

Në bisedime është përmendur edhe mundësia që nafta venezuelase të përdoret në të ardhmen për Rezervën Strategjike të Naftës së SHBA-ve, megjithëse Trump nuk e konfirmoi publikisht këtë opsion.

Sekretari amerikan i Brendshëm, Doug Burgum, e cilësoi rritjen e fluksit të naftës venezuelase drejt Gjirit të SHBA-ve si “lajm shumë të mirë” për sigurinë e vendeve të punës dhe çmimet e karburanteve, duke shtuar se Venezuela ka tani një mundësi për të rindërtuar ekonominë e saj me kapital dhe teknologji amerikane.

Para vendosjes së sanksioneve, rafineritë amerikane importonin rreth 500 mijë fuçi në ditë naftë nga Venezuela. Sipas burimeve të Reuters, PDVSA tashmë është detyruar të ulë prodhimin për shkak të mungesës së kapaciteteve të magazinimit dhe, pa një zgjidhje të shpejtë për eksportet, do të përballet me shkurtime të mëtejshme.

Tregtarët e naftës reaguan menjëherë ndaj lajmit, me ulje të diferencave të disa llojeve të naftës së rëndë në Gjirin e SHBA-së, në pritje të rritjes së furnizimeve venezuelase.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.