AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

by SHT Media
05/01/2026
in Botë
6
0
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kinemaja po përgatitet për të tërhequr sa më shumë shikues në sallat anembanë botës.

Shumë prej filmave më të shumëpritur janë thjesht vijim i historisë apo përditësime të krijimeve të mëparshme ku vetëm pak janë plotësisht të rinj. Më poshtë ju rendisim titujt që do të vijnë këtë vit në ekran:

28 Years Later: The Bone Temple (16 janar)

Ralph Fiennes rikthehet si mjeku i sjellshëm pas një apokalipsi.

The Moment (30 janar)

Nëse s’jeni lodhur nga dritat pulsuese të turneut “Brat”, mos e humbisni dokumentarin e Charlie XCX.

Wuthering Heights (13 shkurt)

Përshtatja kinematografike e librit të Emily Brontë vjen në kohë për Shën Valentinin, me protagonistë Margot Robbie dhe Jacob Elordi.

GOAT (13 shkurt)

Stephen Curry është bashkëproducent dhe rrëfen për një dhi që dëshiron të bëhet lojtari më i madh.

Good Luck, Have Fun, Don’t Die (13 shkurt)

Një udhëtim i çmendur të dërgon në një të ardhme të tmerrshme që nis në një restorant të njohur në Los Anxheles. Protagonisti shkon aty për të kërkuar njerëz që ta ndihmojnë të shpëtojë botën.

The Bride (6 mars)

Jessie Buckley vjen si gruaja e Frankenstein dhe Christian Bale si Frankenstein në një film larg versionit klasik.

Reminders of Him (13 mars)

Pas “It Ends With Us”, romani i radhës i Colleen Hoover përshtatet për kinemanë. Në të rrëfehet historia e një gruaje që kërkon shërim pas një dënimi me burg.

Project Hail Mary (20 mars)

Bazuar në një roman të vitit 2021, Ryan Gosling është një mësues fizike që zgjohet në një anije kozmike.

The Drama (3 prill)

Zendaya dhe Robert Pattinson janë një çift i sapomartuar që përballet me shumë të tilla.

Super Mario Galaxy Movie (3 prill)

Historia e filmit që siguroi suksesin në 2023, vijon!

You, Me & Tuscany (10 prill)

Një komedi romantike nën diellin e Toskanës.

Michael (24 prill)

Biografia e Michael Jackson rrëfen historinë e Mbretit të Popit dhe rrugëtimin e tij drejt majës ku protagonist është nipi i tij, Jaafar Jackson. Pritet të jetë një film që do të ndezë lajmet për shkak të një pengese me skenarin që vonoi daljen e tij.

The Devil Wears Prada 2 (1 maj)

Fansat e filmit të parë që doli në 2006 mezi e presin! Yjet e mëdhenj rikthehen: Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, por vijnë edhe të rinj si Justin Theroux, Kenneth Branagh dhe Lady Gaga.

The Mandalorian and Grogu (22 maj)

Filmi i ri i “Star Wars” mirëpret Sigourney Weaver që luan një kolonele që dërgon Mandalorian Din Djarin dhe Baby Yoda në një mision të ri.

Disclosure Day (12 qershor)

S’ka nevojë për shumë shpjegim: një film alienësh nga Steven Spielberg që del në verë.

Toy Story 5 (19 qershor)

A ka mbaruar vërtet epoka e lodrave?

Supergirl (26 qershor)

Kushërira e Njeriut të Hekurt vjen në një aventurë ndërgalaktike.

The Odyssey (17 korrik)

Regjisori Christopher Nolan po sjell filmin epik më të shumëpritur dhe kasti është plot me emra mbresëlënës: Matt Damon, Anne Hathaway, Charlize Theron, Tom Holland, Zendaya, Robert Pattinson, Elliot Page dhe Lupita Nyong’o.

Spider-Man: Brand New Day (31 korrik)

Tom Holland dhe Zendaya rikthehen dy javë pas “The Odyssey” për një tjetër udhëtim.

Practical Magic 2 (18 shtator)

Filmi i vitit 1998 rikthen Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si dy motrat që kanë qasje të ndryshme ndaj dhuntive të familjes.

Digger (2 tetor)

Tom Cruise vjen në një komedi të errët si njeriu më i fuqishëm në botë me ca marifete nën mëngë.

The Hunger Games: Sunrise on the Reaping (20 nëntor)

Filmi i fundit nga saga i kthen gjërat pas në kohë, tek origjina e Haymitch Abernathy.

Focker In-Law (25 nëntor)

Në kohë për Ditën e Falënderimeve ku situatat e sikletshme familjare nuk mungojnë!

Violent Night 2 (4 dhjetor)

Babagjyshi kthehet për një tjetër natë të përgjakshme.

Avengers: Doomsday (18 dhjetor)

Chris Evans rikthehet si Captain America.

Dune: Part Three (18 dhjetor)

Timothée Chalamet dhe Zendaya bashkëpunojnë sërish në filmin e tretë të sagës fantashkencë me regji të Denis Villeneuve.

Werwulf (25 dhjetor)

Një dhuratë Krishtlindjeje nga Robert Eggers që rrëfen një histori tjetër të njeriut-ujk.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false
  • Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.