• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

05/01/2026
in Botë
Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

Në tragjedinë që ndodhi në Zvicër ku si pasojë e një zjarri në një lokal humbën jetën 40 persona, edhe një histori heroizmi.

Tahirys Dos Santos, futbollisti 19-vjeçar i skuadrës franceze Metz, është kthyer sërish mes flakëve për të nxjerrë jashtë të dashurën e tij që kishte mbetur e bllokuar.

Zjarri shpërtheu papritur në katin e parë të lokalit ku po festonin dhjetëra të rinj, mes tyre edhe çifti.

Dos Santos arriti të dilte me shpejtësi, por sapo u gjend jashtë, vuri re se e dashura e tij nuk e kishte ndjekur dot. Pa u menduar dy herë, ai u fut sërish brenda në godinën që po digjej.

“Ai u kthye brenda për ta nxjerrë nga flakët. Përveçse është një viktimë e këtij zjarri, Tahirys është mbi të gjitha një hero“, tha agjenti i tij, Christophe Hutteau.

Për fat të keq, akti i tij i guximshëm i ka kushtuar shumë fizikisht. Futbollisti ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit, kryesisht në pjesën e pasme të qafës dhe në trup.

Mjekët thonë se 4-5 ditët e para janë vendimtare për të parë nëse plagët do të marrin infeksion.

“Tahirys po vuan shumë nga dhimbjet”, shtoi agjenti i tij, duke konfirmuar se djaloshi ndodhet nën kujdes intensiv.

19-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më premtues të klubit Metz në Francë. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe, pavarësisht moshës së re, është ftuar disa herë të stërvitet dhe të luajë me ekipin e parë në Ligue 1.

Tani, karriera e tij sportive mbetet në pritje, ndërsa vëmendja e të gjithëve është te shërimi i tij.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Lapaj kundër propozimit të PS: Ulja e numrit të deputetëve në 100, vijë e kuqe për ne

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia kërcënon Evropën: Do sulmojmë çdo vend që merr bombardues francezë me armë bërthamore!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Basti për Kubën: Trump kërkon ndryshim regjimi, Putin dërgon anijen me naftë në ishull

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE: Qendrat e Gjadrit nuk shkelin ligjet tona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!