• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

SPAK dërgon për gjykim çështjen kundër kryetarit të Bashkisë Tropojës dhe zëvendësit të tij

04/03/2025
in Kronikë
SPAK dërgon për gjykim çështjen kundër kryetarit të Bashkisë Tropojës dhe zëvendësit të tij

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe Zv/Kryetarit të Bashkisë z. Abedin Kërrnaja, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.1 të vitit 2024.

Të pandehurit janë akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” (më shumë se një herë), e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, shkruan A2 CNN.

Sipas SPAK, nga të dhënat ka rezultuar se i pandehuri Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Konkretisht, për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408, datë 13.05.2015 (e ndryshuar), për hapjen e një rrugë të re, subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh.

Konkretisht neni 15 i VKM nr. 408, datë 13.05.2015 ( e ndryshuar) ka saktësuar dokumentet tekniko-ligjore që duhen depozituar në sistemin e-leje gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës. Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje), për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 e VKM nr. 408, datë 13.05.2015 (e ndryshuar).

Rezulton se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë.

Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, në analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionit të administruar, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe verifikimin me kujdes të çdo detaji, arrihet  në konkluzionin se: shtetasi Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, në bashkëpunim me shtetasin, Abedin Kërrnaja kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim të VKM Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, për hapjen e rrugëve duke sjellë dëme, në vlerën e përcaktuar nga akti i ekspertimit.

Evidentohen elementë të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga nenit 248 i Kodit Penal, në ngarkim të pandehurit Rexhë Byberi, i cili ushtronte detyrën kryetarit të Bashkisë Tropojë si dhe te pandehurit Abedin Kërrnaja, i cili ka mbajtur pozicionin Zv/Kryetarit të Bashkisë Tropojë.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme,  ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të:

Rexhë Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shumë se një herë), të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

Abedin Kërrnaja, Zv/Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

Më të lexuarat

  • Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmenduria e ministrit izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen e palestinezëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skenari “Medvedev-Putin” në Beograd: Manovrat e Vuçiç-it për të mbajtur pushtetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Berisha sulmon Ramën: Nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë”, Manja nxjerr të palarat e Agron Shehajt: Ka minierë floriri nën vilë apo..

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Argita fillon punë në një kompani aspirimi, boshatis llogaritë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!