• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

18/07/2026
in Kryesore, Politikë
“Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

Elisa Spiropali e depozitoi platformën e saj shumë kohë pasi Edi Rama deklaroi publikisht se e priste me padurim atë dokument. Çka do të thotë se ish-ministrja priti që të kishte disponueshmërinë politike të shefit të saj.

Dokumenti që ajo paraqiti nuk është një traktat politik apo një mocion me kushte dhe kërkesa konkrete për një ndryshim të thellë.

Ai përbëhet kryesisht nga formulime të përgjithshme, të cilat në thelb flasin për një “reflektim” politik ndaj krizës së krijuar nga protestat.

Platforma erdhi pikërisht pasi Edi Rama bëri të ditur se kishte ngritur një ekip që po punonte mbi kërkesat dhe ndjeshmëritë e dala nga protesta, për të ndërtuar një përgjigje politike.

Pikërisht në këtë moment “rastisi” që të dilte edhe dokumenti i Elisa Spiropalit.

Një përkim kohor që lë vend për interpretimin se të dyja lëvizjet mund të jenë pjesë e së njëjtës manovër politike.

Nëse realisht Elisa Spiropali synon një ndryshim politik brenda Partisë Socialiste, ajo duhet ta nisë nga baza.

Duhet të takojë anëtarësinë e partisë, të hapë debat mbi reformat e brendshme dhe të propozojë ndryshime të forta në mënyrën si funksionon Partia Socialiste dhe shteti.

Që nga mënyra e përzgjedhjes së ministrave, te mënyra e kandidimit të deputetëve, e deri te vendosja e një demokracie të vërtetë përfaqësuese.

I vetmi propozim konkret që përmban dokumenti i saj është ai për miratimin e një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura.

Një ide që, sipas të gjitha gjasave, po diskutohet edhe në tryezën Gjiknuri–Bylykbashi.

Megjithatë, aksioni politik i nisur nga Elisa Spiropali nuk duket se ka krijuar ende jehonë në bazën e Partisë Socialiste.

Kritikat e saj po përdoren kryesisht nga opozita.

Një zhvillim krejt normal në logjikën politike, sepse opozita ka interes të thellojë perceptimin për mungesën e kohezionit brenda mazhorancës.

Por pyetja shtrohet:

Nëse Edi Rama do ta rikthejë sërish “Mamicën”, qoftë në qeveri apo në një post tjetër të lartë institucional, cili do të jetë roli i saj përballë “Skënderbeut”?

Një aksion politik i vërtetë nuk ndërtohet mbi mllefe personale apo rivalitete.

Ai ndërtohet mbi parime, ide dhe një vizion të ri politik.

Nëse shoqëria shqiptare kërkon një ndryshim të kastës politike, ai nuk mund të kufizohet te zëvendësimi i disa individëve.

Ai duhet të nisë me ndërtimin e një të majte të re. Sepse zëvendësimi i një kaste me një tjetër nuk është reformë. Është vetëm një rokadë. Një lëvizje në boshllëk.

Mazhoranca aktuale, me gjithë pushtetin e grumbulluar, mund të përjetojë një humbje të ngjashme me modele të tjera europiane, ku forca politike që kanë dominuar për vite me radhë janë rrëzuar dhe janë zëvendësuar nga realitete të reja.

Por ekziston edhe një mundësi tjetër.

Transformimi nga brenda i Partisë Socialiste. Përmes një revolucioni të thellë idesh, parimesh dhe brezash. Në të kundërt, historia rrezikon të përsëritet.

Ashtu si ndodhi herën e parë, kur Elisa Spiropali kaloi nga imazhi i “Bletës Punëtore” në figurën e “Mamicës së Skënderbeut”, duke u katapultuar në postet më të larta të shtetit, si kryetare e Kuvendit dhe minister e Jashtme.

Më të lexuarat

  • Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmenduria e ministrit izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen e palestinezëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skenari “Medvedev-Putin” në Beograd: Manovrat e Vuçiç-it për të mbajtur pushtetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Berisha sulmon Ramën: Nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë”, Manja nxjerr të palarat e Agron Shehajt: Ka minierë floriri nën vilë apo..

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Argita fillon punë në një kompani aspirimi, boshatis llogaritë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!