• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

18/07/2026
in Kronikë, Kryesore
Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

Detaje të reja po dalin në dritë nga skandali që ka tronditur Postën Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare akuzohen se kanë përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj, para që ishin destinuar për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Sipas hetimeve, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka zbuluar se drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, rezulton të ketë frekuentuar kazino. Vetë Mataj nuk e ka mohuar këtë fakt, por është mbrojtur duke deklaruar se askush nuk mund t’ia ndalojë të shkojë në kazino, pasi është “qytetare e lirë”.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino,” mësohet të ketë deklaruar ajo para gjykatës.

Deklarata ka shkaktuar reagime të forta, pasi vjen në një kohë kur hetimet po përpiqen të zbardhin fatin e 69 milionë lekëve, para që duhej të përfundonin në xhepat e pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale, jo në një skemë që dyshohet se është përdorur për përfitime personale.

E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar fondet që dyshohet se janë përvetësuar, Mataj është përgjigjur se “nuk e di”. Ajo ka mohuar gjithashtu se është përpjekur t’i shmanget drejtësisë, duke deklaruar se udhëtimi jashtë vendit ishte planifikuar më herët dhe se në datat 13 dhe 14 korrik kishte qenë në vendin e punës.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë skemën, mënyrën se si dyshohet se janë zhdukur fondet publike dhe përgjegjësinë e secilës prej të arrestuarave.

Bëhet fjalë për një nga rastet më të rënda të abuzimit me fondet sociale, ku paratë e njerëzve që mezi presin pensionin e muajit dyshohet se janë përdorur në mënyrë kriminale, ndërsa qytetarët vazhdonin të prisnin në sportelet e Postës për pagesat që u takonin.

Më të lexuarat

  • Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    Plas sherri në mbledhjen e parë të Kuvendit të Protestës: Nuk jemi lajmëruar, nuk na jepet fjala

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çmenduria e ministrit izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen e palestinezëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skenari “Medvedev-Putin” në Beograd: Manovrat e Vuçiç-it për të mbajtur pushtetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Berisha sulmon Ramën: Nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Gone, dielli nuk mbulohet me shoshë”, Manja nxjerr të palarat e Agron Shehajt: Ka minierë floriri nën vilë apo..

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoresha e postes Elisabeta Mataj që vodhi 700 mijë euro të pensionistëve luan në kazino

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Argita fillon punë në një kompani aspirimi, boshatis llogaritë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mamica” kërkon të ndryshojë PS-në, por harron se ishte pjesë e saj gjatë 13 viteve të pushtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!