• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Skandali i mandarinave me pesticide, Gjykata e Beratit jep vendimin për 3 të arrestuarit

27/02/2025
in Kronikë
Skandali i mandarinave me pesticide, Gjykata e Beratit jep vendimin për 3 të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit, të dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara për tregtim, të kthyera nga Kroacia.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura. Në përfundim, Gjykata e Beratit e konsideroi të vlefshëm arrestimin dhe vendosi masën e arrestit me burg për të tre të ndaluarit: Arben Dyli, grumbullues- arrest me burg, Elton Tafaj, fermer – arrest me burg, Elson Tahiraj, inspektor shteti- arrest me burg

Gjyqtari i çështjes ishte Ilirjan Hysa, ndërsa prokurorja Malvina Pellumbi.

‘Me kërkesën e prokurores Malvina Pëllumbi, Gjyqtari Ilirjan Hysa ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit, të cilët dyshohen se me anë të veprimeve të tyre kanë shpërndarë dhe kanë lejuar të shpërdahen produktin mandarinë me përmbajtje të lartë pesticidi mbi normë të lejuar, duke cënuar kësisoj shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore’, njoftoi sot gjykata.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës i cilësuan të ndaluarit si viktima të konkurrencës tregtare, duke pretenduar se qëllimi ishte dëmtimi i tregtarëve vendas. Avokati mbrojtës i Arben Dylit madje hodhi dyshime mbi vërtetësinë e analizave të autoriteteve kroate.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk ishte në dijeni se duhej të njoftonte AKU-në pas kthimit të produktit nga Kroacia. Ai njoftoi fermerët, një nga Goriçani dhe një tjetër nga Saranda, për të marrë mallin e rikthyer.

Fermeri i arrestuar Elton Tafaj deklaroi se AKU i kishte komunikuar se mandarinat ishin të prishura dhe për këtë arsye ai i kishte hedhur në landfillin e Dimalit.

“M’u thye zemra kur i hodha, sepse ishte djersa ime,” tha Tafaj.

Pavarësisht argumenteve të mbrojtjes dhe deklaratave të të arrestuarve, Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për të tre të ndaluarit.

 

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!