• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

17/07/2026
in Botë
Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

Pas pushtimit rus të Ukrainës, marrëdhëniet e Evropës me Kremlinin ndodhen në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Përmes paketës më të gjerë të sanksioneve në historinë e saj, Bashkimi Evropian e trajton Rusinë si një shtet që përbën një kërcënim të madh për sigurinë evropiane. Për këtë arsye, qeveritë evropiane kanë nisur një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen.

Megjithatë, nuk janë të paktë në Evropë, ata që shprehin pakënaqësi për këtë zhvillim në marrëdhëniet me Rusinë. Në thelb, ata ndahen në dy kategori. Disa besojnë se reagimi i Perëndimit ndaj Putinit ishte që në fillim i tepruar. Të tjerë mendojnë se Evropa ishte fillimisht e detyruar të mbante një qëndrim të ashpër, por se tani ka ardhur koha të hidhen sërish bazat për ngrohjen e marrëdhënieve me Moskën. Disa madje propozojnë rikthimin e ekonomisë evropiane te rezervat ruse të energjisë, duke u përqendruar te pasojat e dukshme të shkëputjes nga nafta dhe gazi natyror i furnizuesit të saj dikur më të madh.

Përfaqësues të skenës politike greke pëlqejnë të përdorin termin “politikë e jashtme shumëdimensionale” për të treguar fleksibilitetin që, sipas tyre, Athina duhet të tregojë ndaj aktorëve të mëdhenj. Megjithatë, në arenën gjeopolitike, rrethanat shpesh kërkojnë vendime që kanë një kosto. Madje, këto ditë po shohim edhe pasojat që mund të sjellë një “fleksibilitet” i tepruar në diplomaci: Donald Trump po përpiqet të gjejë një formulë për rikthimin e Turqisë në programin e avionëve F-35, gjë që megjithatë nuk është e mundur pa heqjen dorë të Ankarasë nga sistemet ruse S-400.

Por a mund ta injorosh Rusinë pafundësisht? Nuk ka asnjë dyshim se një nga sfidat më të mëdha të Evropës në të ardhmen e afërt do të jetë rivendosja e marrëdhënieve me Kremlinin. Nuk është vetëm fakti që të dyja palët ndajnë të njëjtin kontinent, me gjithçka që kjo nënkupton. Përçarja që vazhdon prej katër vjetësh e gjysmë po nxit gjithnjë e më shumë shndërrimin e Rusisë në një shtet satelit të Kinës, një zhvillim që, nga ana e tij, hap një debat më vete.

Megjithatë, kushtet ende nuk janë pjekur për këtë version të “politikës së jashtme shumëdimensionale”, për sa kohë që lufta e konsumimit në Ukrainë vazhdon. Rivendosja e marrëdhënieve me Rusinë është e pashmangshme, me kusht që momenti që do të zgjidhet për këtë të mos i shërbejë interesave të Putinit./Përshtati “Pamfleti” nga “Kathimerini”

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!