• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Si u fut në kurth Safet Bajrin, gazetari zbardh detajet: Loja e SPAK që çoi në qeli të ‘fortin’

21/02/2025
in Kronikë
Si u fut në kurth Safet Bajrin, gazetari zbardh detajet: Loja e SPAK që çoi në qeli të ‘fortin’

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Safet Bajrit, ndaj të cilit GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me kërkesë të SPAK lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në 2018.

Gazetari Igli Çelmeta duke folur në emisionin “People” tha se SPAK e futi në kurth Bajrin, pasi më parë dështoi operacioni i RENEA për arrestimin e tij.

Sipas Çelmetës, pas dështimit të operacionit, autoritetet dolën me një deklaratë zyrtare duke theksuar se kontrollet në Shkodër nuk kishin lidhje me Safet Bajrin, por me një përplasje me armë në fshatin Rrënzë.

Kjo lëvizje bëri që Bajri të dalë publikisht dhe të mohojë çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe në masakrën e Bushatit.

“Tre ditë më parë, më 18 shkurt, në Shkodër, forcat operacionale dhe ato të RENEA-s ndërmorën një operacion në lagjen Dobraç me qëllim shoqërimin e Safet Bajrit, por ai nuk u gjet”, sqaroi gazetari.

Një ditë më vonë, më 19 shkurt, SPAK lëshoi një njoftim zyrtar, ku thuhej se ishin ekzekutuar masa sigurie për tre persona të dyshuar për shkëmbim zjarri në fshatin Rrënzë. Në këtë deklaratë, emri i Safet Bajrit nuk përmendej fare.

“SPAK e futi në kurth Safet Bajrin duke dalë me këtë njoftim zyrtar vetëm një ditë pas kontrollit, ku deklaroi se kishte nisur një procedim penal ndaj tre personave për ngjarjen në fshatin Rrenzë të Bushatit. Në këtë procedim, emri i Bajrit nuk figuronte, ndërkohë që për të kishte një masë sigurie nga SPAK e datës 17 shkurt. Lidhur me këtë ngjarje, Safet Bajri ka dhënë një intervistë ku pohon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fshatin Rrenzë dhe me masakrën e Bushatit. Ndërkohë, i fshehur në sirtarët e Gjykatës së Posaçme, paska qenë një urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij”, tha Çelmeta.

Pas deklaratës së autoriteteve, Bajri doli në media për të mohuar përfshirjen e tij në ngjarjet e përmendura. Më pas, autoritetet i kërkuan të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, duke i komunikuar se i duhej të jepte një profil ADN-je për një tjetër çështje.

I bindur se kishte sqaruar situatën, ai u paraqit vetë në polici, pa e ditur se mbi të rëndonte një urdhër arresti për vrasjen e Fatbardh Licit.

“Pasi RENEA nuk e gjeti dot, duket se autoritetet ndryshuan strategji. Ata e ftuan për një procedurë të zakonshme, por sapo u paraqit në polici, e arrestuan dhe e transferuan në Tiranë, ku iu komunikua akuza dhe masa e sigurisë,” përfundoi Çelmeta.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!