• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Pastrim parash në Shqipëri e Spanjë, prokuroria mbyll hetimet për një shqiptare dhe 3 të huaj

25/07/2024
in Kronikë
Pastrim parash në Shqipëri e Spanjë, prokuroria mbyll hetimet për një shqiptare dhe 3 të huaj

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj një shtetase shqiptare dhe dy persona të huaj, të cilët akuzohen për “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim”.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar se personat në fjalë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

“Krijuan në Shqipëri kompani për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe ngre akuza për 1 shtetase shqiptare dhe tre të huaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet për shtetasen J.Gj., dhe shtetasit e huaj S.C., C.C., dhe M.E., nën akuzë për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.1950, të vitit 2021, rezultoi se personat në fjalë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Referuar aktit të ekspertimit kontabël, kryer në dobi të hetimit, u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.

Nga hetimi rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, këto shtetas kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme. U provua se shoqëritë në Shqipëri, të cilat kanë shërbyer për të pandehurit për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë krijuar pasi më parë këto shtetas kanë krijuar shoqëri të tjera në Spanjë, për të cilat janë në hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky fakt provohet jo vetëm nga datat e themelimit të shoqërive në Shqipëri, por edhe mbi faktin se disa prej shoqërive të krijuara në Shqipëri, janë shoqëri bija të atyre të huaja dhe mbajnë të njëjtin emër.

Të pandehurit me dashje kanë krijuar shoqëri në Shqipëri, duke investuar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë duke nxjerrë edhe përfitime nga veprimi i paligjshëm i bërë prej tyre”, njofton prokuroria.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!